Pritja për Galaxy S11 të Samsung pothuajse po mbaron, pasi kompania publikoi eventin e madh të radhës në 11 shkurt 2020.
Ngjarja Samsung Galaxy 'Unpacked' do të zhvillohet në San Francisko në orën 11:00 PST (19:00 GMT ), sipas ftesës.
Më 11 shkurt, Samsung Electronics do të zbulojë pajisje të reja, inovative që do të formësojnë dekadën tjetër të përvojës celulare, tha Samsung. Galaxy S11, pasardhësi i Galaxy S10 i famshëm i Samsung, pritet të marrë vemendjen më të lartë në këtë ngjarje, megjithëse disa kanë sugjeruar se do të quhet S20.
Smartphone i ri është përfolur të vijë në tre versione, nivelin bazë, si dhe modelet 'Plus' dhe 'Ultra', me ekranet AMOLED që variojnë në madhësi nga 6.2 inç deri në 6.9 inç. Ato do të kenë një pamje të ngjashme me gjeneratën e mëparshme, me xham para dhe mbrapa dhe një mbështjellje metalike.
Të tre modelet do të suportojnë 5G ose një chipset të ri Samsung Exynos apo chipset Snapdragon 865. Moduli i kamerës së pasme është vendosur të bëhet më i madh, dhe të përmbajë deri në pesë lente, duke përfshirë një kamera me kënd të gjerë dhe një telefoto.
Do të ketë një shkallë zmadhimi optik deri në 5x dhe regjistrimit të videos 8K. Përveç Galaxy S11 i ri, thashethemet sugjerojnë që Samsung mund të zbulojë një version të ri të smartphone-it të tij Galaxy Fold në ngjarjen Unpacked.
Galaxy Fold origjinal u zbulua në shkurt të vitit të kaluar, por lëshimi i tij u vonua për pesë muaj për shkak të çështjeve të prodhimit dhe qëndrueshmërisë.