×
Secondary Adv

Lenovo prezanton laptopin e pare te palosshem

Share on Google+

Lenovo prezantoi në CES të këtij viti në Las Vegas një laptop të ri ambicioz, të cilin kompania e përshkruan si PC e parë të palosshëm në botë. 

 

E quajtur ThinkPad X1 Fold, pajisja shfaqet në pamje të parë si një tabletë normale që përmban një ekran OLED 13.3-inç. 

Kur shoqërohet me një tastierë magnetike Bluetooth të jashtme të vendosur në anën e saj, Fold mund të përdoret si një laptop standard. Përdoruesit gjithashtu mund të përkulin ekranin në gjysmë, duke e palosur në formën e një libri, ose duke e përkulur në një kënd prej 90 gradësh. 

Kur ekrani është palosur, ai mund të përdoret për multitask, me një program që funksionon në krye dhe një tjetër që funksionon në fund. Për shembull, përdoruesit mund të lidhen me një thirrje video konferencë në pjesën e sipërme të ekranit, ndërsa kanë një dokument pune të hapur në gjysmën e poshtme. 

Fold gjithashtu do të ketë një tastierë virtuale që mund të tërhiqet në çdo kohë në rast se tastiera e jashtme nuk është e disponueshme. Lenovo thotë se Fold do të shitet me pakicë për rreth 2.500 dollarë dhe do të jetë në dispozicion në mes të vitit 2020. 

Pajisja përdor procesorë Intel Core, ofron 8 GB memorje dhe do të mbështesë opsionin e lidhjes 5G. Ekrani në vetvete është në të vërtetë një përzierje e gjashtë shtresave të ndryshme të materialeve plastike dhe metalike inkuadruese, të dizajnuara për ta bërë ekranin fleksibël dhe të qëndrueshëm. 

Lenovo thotë se ekrani ka një vlerësim të ngurtësisë prej 6H, i cili do ta bëjë pajisjen shumë më të qëndrueshme sesa Samsung Galaxy Fold. Fold do të ofrojë një jetëgjatësi të baterisë 11 orë dhe do të peshojë vetëm 2,2 paund. 


Më të lexuarat