Secondary Adv

Dy ekzoplanete jane perplasur ne 2010

Share on Google+

Ideja e përplasjes së dy planeteve mund të tingëllojë si një trillim shkencor, por sipas NASA-s, mund të ketë qenë një realitet vetëm 10 vjet më parë. 

 

Agjensia hapësinore ka zbuluar se dy ekzoplanete shkëmbore mendohet se janë përplasur në vitin 2010, me rezultate katastrofike. Këto planete ishin në sistemin planetar BD +20 307, i cili është rreth 300 vjet dritë larg në yjësinë Aries. 

Në vitin 2010, NASA zbuloi nivele të larta mbeturinash pluhuri në këtë sistem, duke sugjeruar se dy planete mund të jenë përplasur. NASA shpjegoi: Dhjetë vjet më parë, shkencëtarët spekuluan se pluhuri i ngrohtë në këtë sistem ishte rezultat i një përplasjeje planet-planet. Misioni SOFIA i NASA gjeti edhe më shumë pluhur të ngrohtë, duke mbështetur më tej teorinë e përplasjes së dy ekzoplaneteve shkëmborë. 

Ndërsa kjo mund të duket e pashmangshme për sistemin tonë diellor, NASA shtoi se gjetjet mund të ndihmojnë për të ndërtuar një pamje më të plotë të historisë së sistemit tonë diellor. Një përplasje e tillë mund të jetë e ngjashme me llojin e ngjarjes katastrofike që përfundimisht krijoi Hënën tonë, u shpreh NASA. 

Hëna u formua rreth 4.5 miliardë vjet më parë, rreth 30-50 milion vjet pas origjinës së sistemit Diellor. Hëna, sipas shkencëtarëve u krijua nga mbeturinat e hedhura në orbitë nga një përplasje masive midis një proto-Tokës më të vogël dhe një tjetër planetoidi, me madhësinë e Marsit. 


Më të lexuarat