Secondary Adv

Bota ne gjume, ja kush jane popujt qe flene me shume

Share on Google+

 

Falë një aplikacioni që mat ciklin e gjumit kanë dalë të dhëna të reja, mjaft interesante për mënyrën se si bota fle. Duke përdorur statistika nga përdoruesit e aplikacionit, hulumtuesit kanë zbuluar se dita kur njerëzit ngihen më shpejt është e hëna dhe kjo ndodh në Afrikën e Jugut. Ndërsa të martën, amerikanët ngihen në 07:00  të mëngjesit por janë në humor të keq përgjat javës.


Vende të tjera që zgjohen ters të martën janë Singapori, Spanja, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Brazili. Aplikacioni mat ciklin e gjumit dhe përdor accelerometerin e telefonit për të identifikuar fazat dhe lëvizjet në shtrat dhe zgjimin e përdoruesit në mëngjes, duke përdorur një alarm 30-minutësh në zile.


Ky aplikacion ka më shumë se dy milionë përdorues aktivë, nga të cilët u mblodhën të dhënat për studimin ndërmjet, 1 qershorit të 2014 deri më 31 mars të këtij viti, nga përdoruesit e moshës 18 deri në 55 vjec, në 47 shtete. Njohuri të tjera nga këto të dhëna përfshinë se, gjumi më i mirë në të gjithë botën bëhej vetëm natën e mërkurë.

 


Gjatë javës, njerëzit në Finlandë flenë një orë më shumë gjumë - të shtunave mesatarisht rreth tetë orë dhe dy minuta. Në të njëjtën natë, njerëzit në Japoni mesatarisht, flenë vetëm gjashtë orë dhe nëntë minuta gjumë.


Më shumë se gjysma (58 për qind) e vendeve të anketuara kanë pohuar se kishin një gjumë  rekalsues këtë ditë, në Kinë po këtë ditë është rregjisturar cilësia më e mirë e gjumit në të gjithë botën. Të enjteve, zakonisht njerëzit në Lindjen e Mesme zgjohen të fundit por janë më të lumturit, dhe në veçanti në Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përdoruesit gjithashtu raportuan se zgjohen në humor të mirë gjatë të enjteve.

 


Pavarësisht se zgjohen ters të martën, nga e premtja, njerëzit në SHBA flenë më shumë dhe zgjohen më të lumtur. Të dhënat kanë zbuluar së në përgjithësi amerikanët zgjohen në orën 08:24 të premteve, por nga ana tjetër kanë humor të mirë përgjatë gjithë ditës.Gjithashtu zgjohen më të lumtur gjatë të premteve edhe njerëzit në Kosta Rika, Kanada, Zelandë të Re dhe Suedi. Megjithatë, shumica e botës (71 për qind) zgjohet në humor më të mirë vetëm gjatë të shtunave.


Gati 90 për qind e vendeve të anketuara për cilësinë e gjumit, zgjohen më vonë të shtunën, në krahasim me çdo ditë tjetër të javës. Ndërsa dy të tretat e këtyre vendeve të përfshira në studim rezultuan se shpenzojnë të paktën një sasi kohe të mirë në shtrat të dielave.

 


Duke u zgjuar në 6:09 dhe duke fjetur më tepër të dielën, të dhënat kanë zbuluar disa njohuri në mënyrën se si bota fle. Duke përdorur statistikat nga aplikacioni i alarmit Sleep Cycle, studiuesit kanë zbuluar se kush janë populli që ngrihen më shpejt të hënave, në Afrikën e Jugut. Ndërsa të martën, njerëzit në SHBA ngrihen në orën 07:00, por ndodh që janë në humor të keq.


Në krye të listës me njerëzit që flenë më pak gjumë është Koreja e Jugut ku përdoruesit flenë vetëm 5 orë dhe 53 minuta dhe kjo gjatë të dielës. Gjatë javës, njerëzit në Finlandë flenë një orë më shumë gjumë -  të shtunave tetë orë dhe dy minuta. Në të njëjtën natë, njerëzit në Japoni mesatarisht flenë vetëm gjashtë orë dhe nëntë minuta gjumë.


Në aspektin e cilësisë mesatare kombëtare të gjumit, Sllovakia është në krye të listës. Kina është në vendin e dytë, e ndjekur nga Hungaria dhe Republika Çeke. Ndërsa Anglia është në vendin e 45, dhe SHBA në vendin e 49.


Më të lexuarat