Secondary Adv

Wello, mjeti hibrid per zonat urbane

Share on Google+

Wello përfaqëson një vizion të ardhshëm të lëvizshmërisë në CES,  një mjet midis një biçiklete dhe një makine elektrike të fuqizuar nga energjia diellore. 

 

Firma prezantoi biçikletën e saj kompakte të projektuar posaçërisht për njerëzit në zonat urbane, për të ndihmuar në lehtësimin e trafikut në rrugë duke ofruar një alternative për makinat. 

Ideale për dërgesa të shkurtra dhe transport për udhëtarët, makina-biçikletë hibride është e pajisur me tre rrota dhe një bateri elektrike duke mundësuar udhetime deri në 100 km në ditë. 

Automjeti inovativ përdor një palë pedale konvencionale, ashtu si një biçikletë standarde, por ka një bateri të integrueshme të rikarikueshme dhe panele diellore në çati gjithashtu. Në epokën e qytetit të zgjuar, lëvizshmëria e qëndrueshme është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet qyteti bashkëkohor, thotë Wello. 

Imagjinoni të jeni në gjendje të lëvizni në një mjedis urban, duke kombinuar shpejtësinë, sigurinë, rehatinë, mbajtjen e kapacitetit dhe respektimin e mjedisit, thuhet në fjalën e kompanisë. Triçikli mund të strehojë një të rritur në pjesën e përparme dhe një tjetër të rritur, ose dy fëmijë, në pjesën e prapme. 

Mjeti mund të përdoret gjithashtu për ngarkesa, duke e shndërruar mjetin në një biçikletë mallrash që mund të transportojë deri në 800 litra ose 80 kg.  

Përmasat e triçiklit janë 7,4 metra në gjatësi dhe vetëm 2.7 metra në gjerësi, duke e bërë atë mjaft të hollë për korsitë e biçikletave, si dhe vendet kompakte të parkimit.


Më të lexuarat