Secondary Adv

Chicland, hoteli i mbuluar me bime tropikale

Share on Google+

Ballkonet e betonit të mbushura me bimë tropikale mbulojnë hotelin Chicland në Danang, Vietnam, projektuar nga arkitekti i njohur Vo Trong Nghia. 

 

Me pamje nga deti në rrugën bregdetare të Vo Nguyen Giap, çdo dhomë e hotelit me 21 kate ka kopshtin e vet tropikal. 

Së bashku me 129 dhoma gjumi, kulla e hollë strehon një Spa, bare, një restorant dhe kryesohet nga një pishinë të pafundme dhe një bar në katin më të lartë të ndërtesës. Hyrja e Chicland ulet direkt nga shëtitorja përkrah plazhit mjaft të njohur My Khe Beach.   

Të gjitha ambjentet publike të hotelit të lart përballen në lindje me dritare të mëdha që shikojnë drejt plazhit. Suitat më të mëdha të stilit të apartamenteve përfundojnë rreth qoshes lindore të kullës. 

Brenda, dyert xhami rrëshqitëse me lartësi të plotë janë përdorur për të lejuar krijimin e një hapësire të vetme me qasje në ballkone dhe tarraca të jashtme. Falë fasadës së gjelbërimit, të gjitha dhomat kanë një pamje të këndshme qoftë përballë detit apo zonës së afërt, tha studioja. 

Hapësirat e brendshme janë dizajnuar si vazhdimësi e zonave të mbjella jashtë, duke përdorur materiale natyrore dhe lokale si bambu, bastun prej palme kacavjerrëse dhe gurë. Arkitekti i vitit në Dezeen Awards 2019, Vo Trong Nghia shpesh shfrytëzon bimët në projektet e tij. 

Punë e fundit nga firma arkitekturore përfshijnë serinë Shtëpia e Pemëve e cila përmban një shtëpi me një kopshte frutash në çati dhe një tjetër me një fasadë me bimë kacavjerrëse.


Më të lexuarat