Secondary Adv

Teknologjia qe kthen nxehtesine e oqeaneve ne energji

Share on Google+

Shtete të tëra së shpejti mund të fuqizohen nga ngrohtësia e oqeaneve falë një metode të zgjuar të prodhimit të energjisë, thonë ekspertët. 

 

Ideja e guximshme është duke u testuar nga një ekip britanikësh që thonë se sistemi i tyre i zgjuar mund të funksionojë 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Ndërsa popullsia e Tokës lulëzon, shkencëtarët shqetësohen gjithnjë e më shumë për mënyrën sesi ne do të gjenerojmë energji të mjaftueshme, pa shkatërruar klimën. Ekipi britanik mendon se korrja e energjisë nga oqeani mund të jetë pjesë e zgjidhjes. 

Ata po përpiqen të popullarizojnë një proces të quajtur OTEC, shndërrimi i energjisë termike të oqeanit. Varka e tyre OTEC" përdor ndryshimin në temperaturën midis ujit të ngrohtë të sipërfaqes së oqeanit dhe thellësive gati-ngrirëse për të gjeneruar energji elektrike. 

Firma është duke u përpjekur të përdorë sistemin në vendpushimet në vendet tropikale, fillimisht. Këto ishuj nuk kanë më nevojë të varen nga importet e kushtueshme të naftë për të siguruar energjinë e tyre, u shprehën krijuesit e teknologjisë.

 Sistemi është unik sepse kapja e energjisë bëhet plotësisht jashtë bregut, do të thotë asnjë pjesë toke nuk është e nevojshme të përdoret. Çdo ditë, rreth 60milion kilometra katrorë ujë në sipërfaqen e oqeanit tropikal thithin rreth një katërljon mega joules energji nga Dielli.  

Kjo është e barabartë me energjinë e lëshuar nga djegia e 170 miliardë fuçi naftë në ditë. Firma shpreson të kapë vetëm një përqindje të vogël të kësaj, dhe të mundësojë fuqizimin me energji të zonave përreth.


Më të lexuarat