×
Secondary Adv

Krijohet bateria super fleksibel

Share on Google+

Studiuesit në Stanford kanë zhvilluar një bateri fleksibël të re të vendosur në plastikë që do të jetë në gjendje të zgjatet dhe përkulet në të njëjtën mënyrë si trupi i njeriut. 

 

Ekipi beson se pajisja e re mund të jetë e dobishme në tregun në rritje për pajisje teknologjie që vishen ngjashëm si me gjurmuesit e fitnesit dhe orët inteligjente, duke siguruar një burim të lehtë të energjisë që mund të përshtatet me një gamë të gjerë të madhësive dhe aplikacioneve. 

Në bateritë konvencionale të jon litiumit, grimcat e plastikës, të quajtura polimere, përdoren për të kryer jone negative drejt polit pozitiv të baterisë, duke krijuar fuqi për çdo pajisje me të cilën janë lidhur. 

Në bateritë e jonit litium, ato polimere marrin formën e xhelit të vendosur në një shtresë të ngurtë, një sistem që është dëshmuar i ndezshëm në të kaluarën. Ekipi i Stanford thotë se bateria e tyre e re i ka shndërruar këto polimere në një substancë të fortë dhe shtrënguese në vend të një xheli, gjë që e bën baterinë e saj të jetë edhe më fleksibël dhe më pak e ndezshme.

Ajo që është më e rëndësishmja, aftësia e baterisë për të dhënë energji nuk ndryshon bazuar në formën në të cilën është tërhequr ose shtypur. Ekipi zgjati baterinë në dy herë gjatësinë e saj origjinale dhe nuk gjeti humbje përkatëse të energjisë.  

Deri më tani nuk kemi pasur një burim energjie që mund të zgjatet dhe përkulet në mënyrën sesi trupat tanë bëjnë, që të mund të krijojmë elektronikë që njerëzit ta veshin me lehtësi, tha inxhinieri kimik Zhenan Bao për revistën Stanford Engineering. 


Më të lexuarat