Apple do hedhë në treg katër modele të reja iPhone 12 këtë shtator, duke përfshirë një iPhone ‘Mini’ me një ekran 5.4 inç, sipas një raporti të ri.
Të katër modelet e reja të iPhone 12, Pro, Pro Max, modeli standard dhe "Mini", do të mbështesin 5G, sipas LetsGoDigital. Së bashku me iPhone SE 2, i cili përflitet se do të dalë në mars, kjo do ta çonte në pesë numrin e përgjithshëm të iPhonëve të lëshuar nga Apple në vitin 2020.
Seria iPhone 11 Pro solli një dizajn të ri për kamerë. Apple do t'i bëjë të katër ekranet iPhone 12 më të mëdha pa rritur ndjeshëm dimensionet e telefonave, në mënyrë që përdoruesit të mund të shijojnë ekranet e mëdha ndërsa mbajnë pajisjen e tyre me njërën dorë.
Modelet standarde dhe Pro iPhone 12 do të vijnë me një ekran 6.1 inç, ndërsa iPhone Pro Max do të jetë 6.7 inç. Për të bërë një krahasim, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, të lëshuar shtatorin e kaluar, përkatësisht kanë ekrane 6.1, 5.8 dhe 6.5 inç.
Ndërkohë, modeli i ri ‘Mini’ do të vijë me një ekran 5.4 inç dhe një kamera të dyfishtë në anën e pasme. IPhone dhe iPhone 12 Mini do të jenë të pajisur me dy kamera në pjesën e pasme, me shumë gjasë një me kënd të gjerë dhe një tjetër me kënd ultra të gjerë.
Skajet e rrumbullakëta të katër modeleve iPhone 12 do t'i japin rrugë linjave më të drejta për një "pamje krejt të re", ndërsa telefonat mund të bëhen edhe më të hollë. IPhone 12 Pro Max do të ishte vetëm 7.4 mm, gati 10 përqind më i hollë sesa iPhone 11 Pro Max me trashësi 8.1 mm, raporton LetsGoDigital.
Të gjitha modelet e iPhone 12 do të pajisen me një procesor chip Bionic A14 dhe do të vijnë me ekrane OLED. Apple pritet të prezantojë sistemin e tij të ri operativ, iOS 14, në qershor, i cili do të jetë në telefonat e rinj.