Toka mund të përballet me mot të ftohtë dhe stuhi të ashpra të borës gjatë 30 viteve të ardhshme pasi një minimum diellor mbërthen planetin, sipas një shkencëtari.
Stuhitë e ftohta të shkaktuara nga hyrja e Diellit në një "letargji" natyrale, kërcënojnë të shkaktojnë mungesa të ushqimit ndërsa temperaturat bien në të gjithë planetin, thonë ekspertët.
Toka po shkon drejt një minimumi diellor, një periudhë e qetë në të cilën Dielli lëshon më pak energji ose nxehtësinë planetin tonë, se zakonisht. Sipas Nasa, Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët në mbi 200 vjet në vitin 2020. Kjo mund të bëjë që temperaturat mesatare të bien me1C në një të ftohtë që zgjat 12 muaj, sipas ekspertit.
Kjo mund të mos duket shumë, por një gradë e tërë është shumë domethënëse për temperaturat mesatare globale. Më pak njolla do të formohen në sipërfaqen diellore dhe kështu më pak energji dhe rrezatim do të lëshohet drejt planeteve dhe Tokës.
Minimumet diellore janë pjesë e ciklit natyror të jetës së Diellit dhe ndodhin një herë në 11 vjet. Sidoqoftë, minimumi diellor i 2020 do të jetë veçanërisht iftohtë. Kjo për shkak se shënon fillimin e një ngjarje të rrallë të njohur si një Grand Solar Minimum, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht.
Këto ndodhin vetëm një herë në 400 vjet. Shumica e efekteve do të jenë të padëmshme. Sidoqoftë, eksperti paralajmëroi stuhitë e akullta dhe vera e lagësht mund të vazhdojnë derisa aktiviteti diellor të zgohet përsëri në 2053.