Secondary Adv

Kina do te ndertoje tunelin me te gjate ne bote ne malin Everest!

Share on Google+


Harrojeni tunelin 57 kilometra, më të gjatin në botë, i cili ndodhet në Gotthard në Zvicër! Në Tibet, kinezët duan të ndërtojnë një tunel, që nuk është vetëm më i gjati, por edhe i ndërtuar në një lartësi që nuk është arritur kurrë deri më tani. Mijëra inxhinierë dhe punëtorë thuhet se tashmë janë gati për t’ia hyrë punës për të shpuar malin e hapur, tunelin mbi “çatinë” e Himalajave.


Lideri i revolucionit, Mao, dikur kishte thënë: “Nuk ka asgjë që të na ndalë”! – Por tashmë duket se realitetet të bëjnë të mendosh shtatë herë e të presësh një herë. Pasi të ndërtosh tunele mes lartësive më të mëdha në botë, ideja mund të mbesë edhe thjesht në letër. Përtej ambicies në kufijtë e ëndrrës, plani ka hasur edhe në kritika. Sidoqoftë, nëse ideja e inxhinierëve nga Pekini një ditë do të bëhet realitet, do të vendoste padyshim një rekord të ri jo vetëm teknologjik


Ky njoftim pati bërë xhiron e botës, pasi gazeta kineze në gjuhën angleze “China Daily” raportoi për “projektin e shekullit” të padëgjuar kurrë më parë. Gazeta në fjalë e cilësoi atë një zgjatim të hekurudhës tibetiane.
Traseja e re e qytetit Shigatse, që të shpie deri në Nepal, do të jetë gati deri në vitin 2020. Artikulli fliste me ekspertin e famshëm kinez të hekurudhave, Wang Mengshu, të Akademisë së Pekinit për Shkencat Inxhinierie.
Zbulimi që Pekini do të çelte një tunel mes përmes maleve 8848 metra të larta, më të mëdhatë në botë, bëri që të shpërthenin edhe të gjitha spekulimet e mundshme. Të gjithë i besuan projektit për tunelin e Republikës Popullore, 1956 kilometra të gjatë të hekurudhës malore Tibetiane të Qinghai-t drejt Lhasas (kryeqyteti i Tibetit).

 


Shpimi mes përmes i Himalajave është vetëm një nga synimet që pritet të arrihen nga ky projekt. Kështu, në rrjedhën e lumit Yalu-Tsangbo do të ngrihet edhe një hidrocentral në formë tarracash dhe projekte gjigante malore do të rrënojnë kësisoj atdheun e mbretit tibetian, Songtsan Ganbu.
Mirëpo kinezët e shohin përmbushjen e ëndrrës së tyre një realitet falë potencës madhore të Kinës. E për këtë kanë sjellë ndër mend vargjet e një poeme të liderit Mao, të shkruar pikërisht 50 vjet më parë. Në maj 1965, lideri madhor kinez shkroi: Me një shtypje të gishtit tonë , ne do të ulim hënën nga qielli me nëntë shtresa , dhe po tundim breshkat nga thellësia e pesë deteve, nuk ka asgjë në botë, që nuk ne nuk e arrijmë.
Eksperti i hekurudhave Wang, thotë se projekti, sipas tij, sigurisht se në aspektin teknik është i realizueshëm, por deri më tani, ai mbetet jo më shumë sesa thjesht një vizion. Përvec kësaj, afati i dhënë aty për vitin 2020, është i pamundur, nëse plani nuk testohet e verifikohet edhe një herë nga e para.
“Në fakt, ndërtimi i tuneleve në lartësi të mëdha si Everesti, është realisht shumë më i komplikuar teknikisht për t’u realizuar sesa hekurudha tibetiane”, thotë Wang. Ai dikur ka qenë pjesëmarrës në projektimin e ndërtimin e “mrekullisë moderne” të botës, hekurudhës Tibetiane, e cila shtrihet në një lartësi prej më shumë se 4500 metrash e që u vu në funksion në vitin 2006..

 


Vështirësitë në ndërtimin e tunelit të malit Everest, do të ishin si pasojë shumë të mëdha: kështu së pari, paralel me të do të duhej të ndërtohej një rrugë, për të bërë të mundur furnizimin me logjistikë të veprës. Mirëpo nga 3000 metra lartësi, ajri bëhet më i hollë, duke bërë që punëtorët të kërkojnë më shumë oksigjen. Edhe në tunelin e ardhshëm, furnizimi me oksigjen do të përbëjë pra një sfidë më vete.
Përveç kësaj, temperaturat e ulëta dhe sipërfaqet e ngrira, do të pengojnë me shumë gjasa punimet, duke pasur parasysh masat e mëdha të gurëve që duhet të lëvizen e zhvendosen. Edhe kostot akoma nuk mund të përllogariten dot me saktësi. Me një vlerësim paraprak, eksperti Wang thotë se do të duhen 100 milionë juan (thuajse 15 milionë euro) për çdo kilometër tunel të ndërtuar. Projekti do të duhej si pasojë të zgjaste 10 vjet për t’u përfunduar. Wang e cilësoi këtë ndërmarrje “si shumë të kushtueshme”.

 


Edhe aktualisht, në mbarë Kinën po ndërtohen trase e hekurudha, akoma pa u siguruar mirë nëse për to ekzistojnë paratë për t’i përfunduar. Deri më tani, tuneli nën këmbët e malit Everest, duket se është vetëm një ëndërr.
Dhe, megjithatë, jo i vetmi në kuadër të të ashtuquajturave megaprojekte: që nga vitin 2013, nga kompania e madhe e ndërtimore kineze, “Broad Sustainable Building” (BSB), e cila bëri bujë në mbarë botën, kur njoftoi se do të ndërtonte një kullë prej 838 metrash lartësi, nën emrin “Qyteti i qiellit”, në një mënyrë të shpikur prej tyre brenda dhjetë muajve, çka do të përbënte një rekord botëror në llojin e vet në këtë rast. E kështu që guri i themelit u vendos. Por tashmë, në atë vend akoma gjen vetëm atë.


Më të lexuarat