Secondary Adv

Neuralink, teknologjia qe lidh trurin me kompjuterin

Share on Google+

Elon Musk ka përmirësuar teknologjinë e tij të diskutueshme Neuralink, për të cilën shpreson se njerëzit do të mund të lidhen me kompjuterin dhe të bëhen cyborg. 

 

Ndërmarrja e Musk, Neuralink po ndërton 'fije' të vogla dhe fleksibël të cilat janë dhjetë herë më të hollë se flokët e njeriut dhe mund të futen direkt në tru. 

Ai i quajti përmirësimet në Neuralink dhe robotin e frikshëm që do të fusë pajisjen në trurin e njeriut vërtet transformuese dhe mbresëlënëse. Implantet e imëta të trurit, të quajtura ndërfaqe të makinerisë së trurit (BMI), lidh trurin e njeriut me pajisjet e jashtme dhe u lejon atyre të kontrollojnë kompjuterët. 

Kompania thotë se këto 'ndërveprime nervore me precizion të lartë', të quajtur N1, mund të implantohen tek njerëzit brenda 12 muajve të ardhshëm. Vitin e kaluar, Neuralink zbuloi një version të pajisjes së vogël që mund të implantohet në një tru përmes një prerjeje të vogël nga një robot. 

Kjo pajisje përbëhet nga një çip që do të vendoset në anën e kokës së njeriut, të lidhur nga fijet e vockla që futen në tru. Por ky version i ri, që do të zbulohet diku këtë vit, do të jetë edhe më i avancuar, tha Musk, pa dhënë shumë detaje. Musk shpreson që Neuralink të lidhë trurin njerëzor me kompjutera brenda 2020. 

Afati kohor optimist duket se nuk ka të ngjarë, pasi kompania do të duhet të kalojë rregullore të rrepta. Dhe me rekordin e Musk-ut për njoftimin e afateve ambicioze që nuk realizohen kurrë, mbetet të shihet nëse Neuralink do të kalojë rregullat e rrepta për testet njerëzore. 


Më të lexuarat