Secondary Adv

Samsung prezanton sot Galaxy Z Flip

Share on Google+

Galaxy Z Flip i cili përflitet se ka një ekran të palosshëm prej 6.7 inç të bërë me xham ultra të hollë, u zbulua në një reklamë gjatë ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve. 

 

Reklama tregon telefonin, i cili vjen në ngjyrë të zezë ose lejla, duke transmetuar thirrje video ndërsa paloset në kënde të ndryshme. 

Pajisja duket se qëndron e hapur ndërsa ulet në një sipërfaqe të sheshtë, duke sugjeruar se përdoruesit do të jenë në gjendje të bisedojnë me video pa duar. Telefoni paloset për të zbuluar një katror kompakt, ndërsa pjesa e pasme e mënteshës tregon logon e Samsung. 

Gjigandi i teknologjisë do të zbulojë zyrtarisht si Galaxy Z Flip ashtu edhe Galaxy S20 në eventin e tij të mediave Unpacked 2020 në San Francisko të Martën nga ora 19:00 GMT. 

Ekzistojnë dy ekrane në pajisjen e re, një nga brenda që paloset në krye të pajisjes dhe një ekran i dytë i jashtëm që tregon kohën, njoftimet dhe ID-në e thirrësit kur pajisja është e palosur. Dizajni ka për qëllim të imitojë telefonat klasikë të viteve 2000, përfshirë Samsung S500 dhe T609. 

Megjithëse telefoni i palosshëm nuk u emërtua në reklamë, pritet që të konfirmohet gjerësisht si Samsung Galaxy Z Flip.


Më të lexuarat