Secondary Adv

Amazon po grumbullon produkte me origjine Kineze

Share on Google+

Amazon është një nga gjigandët e shitjes me pakicë në botë, por për shkak të shpërthimit të virusit duket se po grumbullon produkte të prodhuara nga Kina.  

 

Emailet e dërguara, të marra nga Business Insider, zbuluan se Amazon është i shqetësuar se virusi do të ndikojë në zinxhirin e tij të furnizimit. 

Si rezultat, është duke grumbulluar produkte të prodhuara nga Kina, për të siguruar që nuk ka ‘ndërprerje’ të shitjeve. Amazon shtoi disa furnizues javën e kaluar për të rritur porositë e produkteve të caktuara për t'u përgatitur për ndërprerje të mundshme të zinxhirit të furnizimit për shkak të ngjarjeve të fundit globale me origjinë nga Kina. 

Ai gjithashtu u tha shitësve të palëve të treta se ata duhet të marrin masa paraprake 'për të mbrojtur vlerësimet e performancës së llogarisë së tyre. Ky veprim tregon urgjencën që Amazon po punon për të parandaluar çdo ndërprerje të mundshme të zinxhirit të furnizimit me të cilën mund të përballet për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku pjesa më e madhe e produkteve të saj janë me burim nga ky vend. 

Amazon ka konfirmuar lajmin, dhe tha se ishte një masë kujdesie. Amazon nuk është e vetmja markë e teknologjisë që shfaq shqetësime për koronavirusin. Disa kompani të teknologjisë, përfshirë Intel, LG dhe Sony janë tërhequr nga  eventi i ardhshme i Mobile World Congress, mes shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.  


Më të lexuarat