Secondary Adv

Galaxy Z Flip del zyrtarisht ne treg

Share on Google+

Samsung prezantoi zyrtarisht këtë të martë telefonin e tij të rradhës me ekran të palosshëm, Galaxy Z Flip, në një event madhështor.  

 

Ndërsa shumë detaje në lidhje me Z Flip ishin zbuluar tashmë përpara ngjarjes, Samsung prapë kishte disa surpriza për përdoruesit të cilat u zbuluan në ngjarjen e saj 'Unpacked'. 

Përfshirë këtu një menteshë të re dhe të përmirësuar që duhet të ndihmojë në zbutjen e problemeve me pajisjen e saj të mëparshme të palosshme si dhe detaje mbi çmimet dhe datën zyrtare të lëshimit. 

Sipas Samsung, telefoni do të dalë në treg më 14 shkurt për një çmim të lartë prej 1.380 dollarë, disa qindra dollarë më shumë sesa modeli më i shtrenjtë i iPhone 11 Pro i Apple. Zip Flip, është telefoni i parë i palosshëm i disponueshëm komercialisht, i cili ka një palosje horizontale në qendër të pajisjes, që lejon që ai të përkulet si një telefon retro në formë guaske. 

Telefoni është i pajisur me xhamin e palosshëm të Samsung dhe do të vijë me një ekran  6.7 inç. Faktori i formës, i cili lejon që telefoni të përkulet mbi vetveten horizontalisht, lejon përdoruesit të përdorin pajisjen në disa mënyra unike. 

Shoqëruar me një kamera të ngulitur në krye të ekranit Z Flips, përdoruesit mund të përkulin pajisjen në një kënd prej 90 gradë për të bërë video, foto, dhe gjithashtu video-bisedë pa duar duke vendosur pajisjen poshtë.  

Samsung thotë se mekanizmi i ri i mbylljes është përforcuar nga fijet që mbështjellin mekanizmin aktual të menteshës për të ndihmuar në largimin e papastërtisë dhe grimcave të tjera që mund të dëmtojnë ekranin dhe të pengojnë mekanizmin e palosjes. 


Më të lexuarat