Secondary Adv

CH House, shtepia me permasat me te vogla

Share on Google+

Në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, arkitektët ODDO kanë përfunduar ndërtimin e një rezidence banimi me përmasa vetëm 4,2 metra në gjerësi.  

 

Shtëpia, e quajtur "CH House", është dizenjuar për një familje me tre breza që dëshironin një tërheqje të qetë larg nga intensiteti i qytetit. 

Të mbushura me oborre të brendshme, të cilat ofrojnë dritë natyrale dhe ventilim, projekti i banesës pesë-katëshe super të hollë i referohet modelit të shtëpive tradicionale të Hanoi. Arkitektët e ODDO e ndanë shtëpinë në dy zona: një zonë tregtare që zë dy katete më të ulëta, dhe zonat private të banimit për familjen në katet e mësipërme. 

Pjesa e banimit e ndërtesës përmban hapësira të vazhdueshme, të cilat janë krijuar për të lejuar familjen të komunikojë më lehtë me njëri-tjetrin. Hapësirat e përbashkëta, të tilla si dhoma e ndenjes, biblioteka, dhoma e ngrënies dhe kuzhina janë të pozicionuara në kate të ndryshme me lartësi të ndryshme të tavanit.  

Përveç kësaj, pemët dhe bimët janë pozicionuar në të gjithë shtëpinë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të qetë jetese dhe një lidhje të rëndësishme me natyrën. Fasada e hollë është bërë nga dy shtresa: blloqe çimentoje të shpuar në pjesën e jashtme dhe një kornizë e brendshme e bërë nga çeliku dhe xhami. 

Një shtresë shtesë e gjelbëruar siguron mbrojtje nga pluhuri dhe dielli i nxehtë. Diku në fasadë, një dritare e gjatë siguron rritjen e dritës së ditës dhe përmirëson pamjen e përgjithshme të shtëpisë kur shihet nga rruga. 


Më të lexuarat