Secondary Adv

WhatsApp arrin rekord perdoruesish

Share on Google+

WhatsApp ka zbuluar se zyrtarisht dy miliardë njerëz tani përdorin shërbimin e mesazheve, më shumë se një e katërta e popullsisë së botës.    

 

Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook ka festuar arritjen mbresëlënëse duke përsëritur angazhimin e saj për privatësinë e përdoruesve dhe mesazhet e koduara.  

Kompania ka pasur kundërshti  me qeveritë në të kaluarën, mbi qëndrimin e saj për end-to-end encryption, i cili parandalon që mesazhet e përdoruesve të përgjohen. Ka kaq shumë momente domethënëse dhe të veçanta që ndodhin mbi WhatsApp dhe ne jemi të përulur dhe nderuar të arrijmë këtë moment historik, tha kompania.  

WhatsApp, i cili u ble nga Facebook në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë, tha që çdo mesazh privat i dërguar duke përdorur WhatsApp është i siguruar me kriptimin nga fundi në fund si parazgjedhje. 

Kjo vepron si ‘një bllokim dixhital i pathyeshëm’ që mban përmbajtjen e mesazheve të sigurt dhe të shikueshëm për askënd përveç dërguesit dhe marrësit. Gjithashtu Zuckerberg ende po planifikon që përfundimisht të sjellë end-to-end encryption në Facebook Messenger, megjithëse ky ndryshim mund të jetë vite larg. 

WhatsApp kohët e fundit zbuloi se më shumë se 100 miliardë mesazhe janë dërguar përmes platformës së bisedave vetëm në natën e Vitit të Ri, më të dërguarit ndonjëherë në një ditë të vetme. Rreth 900 milion nga 100 miliardë totale u dërguan në MB, dhe një 20 miliardë të jashtëzakonshme u dërguan në Indi. 


Më të lexuarat