Secondary Adv

Krijohet per here te pare betoni i riciklueshem

Share on Google+

Një ekip shkencëtarësh nga Instituti i Shkencave Industriale të Universitetit të Tokios kanë hartuar një mënyrë të re dhe miqësore me mjedisin për të ricikluar betonin.   

 

Teknika e re ka për qëllim të ndihmojë në menaxhimin e sasive në rritje të mbeturinave nga vendet e ndërtimit dhe prishjet e ndërtesave, të cilat kanë krijuar stres për sistemet e administrimit të mbeturinave në vend. 

Në mënyrë tipike mbeturinat e betonit shndërrohen përsëri në çimento në një proces intensiv energjetik që përfshin djegien e gurit gëlqeror në temperaturë prej 1.500 gradë Celsius. Procesi i ri përfshin përzierjen e mbeturinave të betonit të copëzuar, me ujë dhe pluhur druri. 

Përzierja nxehet më pas në 160 gradë celcius në një dhomë me ekuivalentin e pesë atmosferave të presionit. Përbërja që rezulton ka më shumë forcë fleksibël sesa betoni konvencional, falë shtimit të një polimeri me bazë bimore që forcon muret e qelizave në dru, alga dhe bimë të tjera. 

Kjo do të ndihmojë në uljen e dioksidit të karbonit dhe ripërdorimin e materialeve të ndërtimit të drurit dhe bimëve që përndryshe do të hidheshin, u shpreh studiuesi kryesor. Ndërsa përzierja ka më shumë forcë fleksibël sesa betoni konvencional, ekipi  beson se qëndrueshmëria afatgjatë mund të jetë më e ulët. 

Për të kompensuar, ata sugjerojnë që të përdoren për ambiente të përkohshme. Ekipi shpreson se zbulimi i tyre mund të ndihmojë Japoninë të përpunojë 33 milion ton mbetje të reja betoni të prodhuara në vend çdo vit. 

Në nivel global, më shumë se 1.3 miliardë ton mbeturina ndërtimi gjenerohen çdo vit, dhe mendohet se do të rritet në 2.2 miliardë ton deri në 2025.


Më të lexuarat