Secondary Adv

Antarktida regjistron nje tjeter rekord temperature

Share on Google+

Shkencëtarët nga Brazili thonë se temperaturat në Antarktidë kanë tejkaluar 20.7C Celsius, më e larta e regjistruar ndonjëherë. 

 

Temperaturat rekord, të matura në ishullin Seymour këtë javë, vijnë vetëm gjashtë ditë pasi në mënyrë të ngjashme u regjistrua temperatura më e lartë deri në atë kohë, në një stacion kërkimor argjentinas, i cili regjistroi një temperaturë prej 18.3C. 

Ndërsa temperaturat nuk janë konfirmuar ende me Organizatën Botërore të Meteorologjisë, ato reflektojnë një prirje më të gjerë në të gjithë pjesët e tjera të rajonit, të cilat janë ngrohur me 3C gjatë 50 viteve të fundit, sipas WMO.  

Ne po shohim trendin e ngrohjes në shumë prej vendeve që ne po monitorojmë, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë, u shpreh një prej shkencëtarëve. Shkencëtarët thonë se temperaturat ka të ngjarë të ndikohen nga ngjarjet e El Niño të cilat kanë sjellë fronte të ngrohta në rajon përveç ndryshimit të klimës. 

Temperaturat e lëkundura në Antarktidë reflektojnë zbulimin që Janari ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në të gjithë globin. Muaji i kaluar ishte Janari më i ngrohtë në 141 vjet të regjistrave të klimës. 

Temperaturat e ngrohta rekord u gjetën në të gjithë globin përfshirë Skandinavinë, Azinë, Oqeanin Indian, Paqësorin qendror dhe perëndimor, Atlantikun dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore. 

Temperatura e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit ishte gjithashtu më e larta në rekord në 2.05 gradë Fahrenheit mbi mesataren e shekullit të 20, duke tejkaluar rekordin e fundit prej 0.04 gradë të vendosur në vitin 2016. 


Më të lexuarat