Duke ndjekur strukturat e ndërtuara nga Foster + Partnersdhe Wilkinson Eyre, një pikë referimi e tretë do shfaqet në horizontin e Newcastle në veri-lindje të Anglisë.
Krijuar nga zyra në Lomdër e grupit Bjarke Ingels (BIG), ‘no. 1 Quayside’ është një ndërtesë e lakuar 12-katëshe që përfshin kopshte private në çdo kat.
Me një cati të gjelbëruar në krye të strukturës, ndërtesa do të sjellë 107.346 metra katrorë hapësirë ​​për zyrën kryesore në një zonë që aktualisht është e papërdorur.
Ne hapëm zyrën tonë BIG të Londrës katër vjet më parë dhe jemi të entuziazmuar të prezantojmë projektin tonë të parë në veri-lindje, thotë Bjarke Ingels, drejtori themeluesi dhe krijuesi i BIG.
Propozimi ynë lind nga kushtet unike të elementeve arkitekturore të Newcastle, kodrat e pjerrëta dhe kornizat e lakuara të urave mbi lumin Tyne. Silueta gjarpëruese e strukturës në ngjitje ndjehet si një vazhdim i freskët, por i njohur i këtij peizazhi unik urban.
Bisedimet fillestare me zhvilluesit dhe financuesit tashmë janë duke u zhvilluar me më shumë detaje që pritet të njoftohen së shpejti. Një tjetër firmë arkitekturore me bazë në Newcastle ka ofruar mbështetje rajonale për BIG.