×
Secondary Adv

Renault MORPHOZ, makina qe transformohet

Share on Google+

Renault prezanton një makinë tërësisht elektrike, MORPHOZ, të aftë të përshtatet në madhësi, formë dhe diapazon bazuar në nevojat e ndryshme të përdoruesit.   

 

MORPHOZ është vizioni i Renault i lëvizjes personale, të përbashkët, elektrike të së ardhmes së afërt. 

Automjeti, një përzierje e një veture, makine sportive dhe me dy dyer, tregon një ideal inovativ për lëvizje të qëndrueshme dhe ekosisteme të zgjuara të qytetit. Renault Groupe është tashmë i përfshirë fuqimisht në mbështetjen e revolucionit të lëvizshmërisë me produkte, shërbime dhe zgjidhje.  

Në varësi të nevojave të shoferit, Renault MORPHOZ mund të konfigurohet dhe transformohet në dy mënyra të ndryshme: mënyrën e qytetit dhe në modalitetin e udhëtimit. Mënyra ose modaliteti i qytetit, me gjatësi 4,40 m, është më e përshtatshme për udhëtime ditore ose për blerje.

Ndërkohë, mënyra e udhëtimit, e cila zgjeron gjatësinë e makinës në 4.80 metra, është në gjendje të strehojë kapacitetin e shtuar për udhëtime në distanca të gjata. Pjesa e brendshme e automjetit tregon një sens më të madh të hapësirës me një ndërfaqe të zgjeruar të përdoruesit dhe një dashboard minimal. 

MORPHOZ është projektuar të ketë një rol të madh në zvogëlimin e gjurmëve të karbonit, dhe mbron lëvizjen drejt një ekosistemi elektrik. Kur nuk është aktive në rrugë, bateritë funksionale të dyfishta të makinës mund të përdoren për pajisjet e energjisë ose zonat lokale. 

Pajisur me autonomi të nivelit 3, koncepti rrit sigurinë në rrugë duke eleminuar gabimet njerëzore me gati 90%. Sistemi gjithashtu lejon shoferin të lëshojë timonin dhe të dorëzojë kontrollin e automjetit. 


Më të lexuarat