×
Secondary Adv

Projekti i stadiumit ne forme zambaku

Share on Google+

Studio projektuese NBBJ po ndërton stadiumin me 80,000 vende, në Hangzhou të Kinës, i cili ka strukturën e një lule zambaku, me fasadën e cila i përngjan petaleve. 

 

Stadiumi 400,000 metra katrorë ka një formë e cila i përngjan luleve të zambakut të gjetura në Liqenin West, një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Hangzhou. 

Ai është i bashkuar me seri objektesh sportive më të vogla në Qendrën Olimpike Sportive në Hangzhou, të dizajnuar gjithashtu nga NBBJ, duke përfshirë një stadium plotësues prej 10,000 vendesh kushtuar tenisit. 

Hangzhou është një nga qytetet më piktoreske në Kinë, dhe West Lake është i njohur për bukurinë, dhe lulet unike, tha NBBJ. Stadiumi përdor zambakun ujor indigjen, të Liqenit West si frymëzimin e tij konceptual, dhe më pas interpretimin e formës në një seri strukturash modulare të petaleve që rrethojnë me hijeshi stadiumin. 

Stadiumi kryesor i kompleksit është përdorur kryesisht për ndeshjet e futbollit, megjithatë ai është krijuar që të jetë fleksibël në mënyrë që të mund të presë një sërë ngjarjesh sportive përfshirë Lojërat Aziatike 2022. 

Është ndërtuar kryesisht nga çeliku, me fasadat e jashtme dhe strukturën e çatisë që janë dizajnuar në mënyrë të përllogaritur nga NBBJ duke përdorur parametrikën.  

Kjo ishte për të siguruar që ndërtesa ishte sa më e lehtë të jetë e mundur, dhe nga ana tjetër të zvogëlojë mbeturinat materiale dhe gjurmën e karbonit të ndërtesës.


Më të lexuarat