Indeksi i Pasaportave Henley, i cili në mënyrë periodike mat pasaportat më të fuqishme të udhëtimit në botë, ka publikuar raportin e parë të dekadës së re.
Japonia tani është në krye të listës, duke ofruar qasje pa viza në një numër destinacionesh të pabesueshëm prej 191 vendesh në të gjithë botën. Azia mbizotëron në krye të listës, me Singaporin në vendin e dytë (me rezultatin 190) dhe Korenë e Jugut që barazohet me Gjermaninë në vendin e tretë (me rezultatin 189).
Vendet evropiane kanë një shfaqje të fortë në pjesën tjetër të dhjetëshes së parë, me Finlandën dhe Spanjën në Nr.4, Spanja, Luksemburgu dhe Danimarka vijnë të pestat, dhe Suedia dhe Franca ulen në Nr.6.
10 pasaportat më të forta në botë për 2020 janë:
1. Japonia (191 destinacione)
2. Singapori (190)
3. Koreja e Jugut, Gjermania(189)
4. Italia, Finlanda (188)
5. Spanja, Luksemburgu, Danimarka (187)
6. Suedia, Franca (186)
7. Zvicra, Portugalia, Hollanda, Irlanda, Austria (185)
8. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Belgjika (184)
9. Zelanda e Re, Malta, Republika Çeke, Kanada, Australia(183)
10. Sllovakia, Lituania, Hungaria (181)
Pasaportat më të dobëta në botë:
Disa vende në botë kanë qasje pa viza në më pak se 40 shtete. Kjo perfshin: