Një smartphone me një strukturë të pazakontë i cili paloset dy herë, është prezantuar nga kompania Kineze TCL.
Celularët këto ditë në përgjithësi duken njësoj, por firma kineze TCL ka sjellë një koncept të së ardhmes për telefonat inteligjentë.
Është gjithnjë e më e vështirë për të shpikur karakteristika të reja për smartphone ose të revolucionarizoni modelin e tyre. Ky është një lajm i keq për prodhuesit e telefonave që ende dëshirojnë që ju të azhornoni telefonat tuaj çdo disa vjet.
Kështu që firmat e telefonave inteligjentë si Samsung, Huawei dhe Motorola kanë filluar të krijojnë tableta të cilat palosen në gjysëm për tu shndërruar në smartphone. Tani marka TCL ka krijuar një pajisje koncepti që paloset mbi vete dy herë.
Modeli i prezantuar do të operojë në Google Android, ashtu si të gjithë telefonat e tjerë të palosur deri më tani. Ky model i palosshëm nuk është thjesht një zbukurim. Ai i jep telefonit një ekran 6.65-inç në modalitetin e telefonit, dhe një ekran të madh prej 10-inç kur hapet si tabletë.
Ky është avantazhi kryesor i telefonave të palosshëm: transportueshmëria. Madhësitë e ekranit në telefonat inteligjentë kanë zënë vend në vitet e fundit, pasi ne jemi të fiksuar pas fotove të bukura në Instagram dhe filmave Netflix.