×
Secondary Adv

Kriza e Covid-19 rrezikon energjine e rinovueshme

Share on Google+

Përhapja e koronavirusit do të çojë në një rënie në emetimet globale të klimës, por paraqet një kërcënim serioz për veprimet afatgjata të klimës.  

 

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se do të ketë një rënie të dukshme të emetimeve pasi bota udhëton dhe prodhon më pak për shkak të virusit vdekjeprurës.

Mbikqyrësi u ka kërkuar qeverive të vënë në dispozicion fondet e investimeve të gjelbra në një përpjekje për të ndihmuar në mbështetjen e rritjes së energjisë së pastër përgjatë ngadalësimit global. Nuk ka asgjë për të festuar në një rënie të mundshme të emetimeve të nxitura nga kriza ekonomike, tha drejtori i IEA.

Në mungesë të politikave të duhura dhe masave strukturore, kjo rënie nuk do të jetë e qëndrueshme, tha ai. Virusi ka parë që çmimet e naftës të bien në një nga normat më të mprehta në 30 vitet e fundit, duke fshirë miliarda dollarë nga vlera e firmave më të mëdha të energjisë në botë.

IEA thotë se kërkesa globale e naftës aktualisht është 99.9 milion fuçi në ditë, rreth 90,000 fuçi më pak në ditë nga 2019. Rënia e çmimit të naftës dhe shqetësimet për COVID-19 kanë shkaktuar frikën e një recesioni global dhe një ngecje të projekteve të mëdha të infrastrukturës.

Ndërsa kërkesa për naftë po bie, kapaciteti aktual për të prodhuar naftë po rritet. Kapaciteti i prodhimit të naftës në botë pritet të rritet me 5.9 milion fuçi në ditë. Një raport i IEA zbuloi se 70 përqind e investimeve në botë për energjinë e pastër nxiten nga qeveritë ose përmes financimit të drejtpërdrejtë ose nga politikat përfshirë uljen e taksave ose subvencionet.


Më të lexuarat