Secondary Adv

Krijohet roboti dezinfektues per spitalet

Share on Google+

Një kompani kineze ka zbuluar një robot spitalor prej 40,000 dollarësh i cili përdor një kombinim të rrezatimit ultraviolet dhe sprajit desifektant për të vrarë patogjenet e koronavirusit.

 

Roboti plotësisht i automatizuar është i armatosur me katër grupe të llambave ultravjollcë  që vrasin mikrobet dhe pesë hundëza të automatizuara spërkatëse dezinfektuese në majën e saj.

Duke qenë i gjatë 1.4 metra, roboti mund të mbaj 1500 mililitra lëng disinfektues dhe kërkon gjashtë orë për tu ngarkuar plotësisht. Roboti i dezinfektimit është krijuar nga Kompania Shanghai, Keenon Robotics me bazë në Kinë, e cila gjithashtu prodhon robotë për shpërndarjen dhe reklamimin e ushqimit. 

Pas shpërthimit të koronavirusit, kemi marrë shumë kërkesa nga spitalet për të përdorur robotët tanë për shpërndarjen e vakteve, ilaçeve dhe dokumenteve, u shoreh kompania. Kjo është arsyeja pse ne kemi ardhur në idenë e kombinimit të rrezatimeve UV dhe mjekësore për të bërë dezinfektimin.

Sipas rregullave kineze për të luftuar COVID-19, rrezatimi i dritës UV dhe dezinfektimi i bazuar në peroksid hidrogjeni duhet të bëhet dy herë në ditë, tha Keenon Robotics. Roboti është krijuar për të operuar brenda dhe mund të ngjitet deri në rreth 5 kate.

është i aftë të spërkasë dezinfektuesin deri në 8 orë me një lëvizje, dhe përdor një proces të sigurt dhe nuk lë mbetje, pretendojnë Keenon Robotics. Ndërsa roboti bën detyrën e tij, ai gjithashtu mbledh të dhëna për rrugën që merr dhe procesin e dezinfektimit për referencë në të ardhmen.


Më të lexuarat