Japonia nderton mega-panelet diellore lundruese me te medha ne bote
Energjia është faktori bazë për zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit, për ta bërë atë të aftë për të dominuar mbi forcat e natyrës, për të lehtësuar punën e përditshme, për rritjen e rendimentit, për të zhvilluar energjitë e tij për depërtimin në fshehtësitë e natyrës.
Ka përfunduar ndërtimi për dy mega-panele të mëdha të energjisë solare të vendosura në qytetin Nishihira Pond dhe Higashihira Pond në prefekturën Kato, Japoni. Sipas patneritetit The Kyocera Corporation dhe Lizingut Corporation në Tokio, prodhimi i kombinuar i mega-paneleve diellore do të jetë rreth 3300 megavat orë (MWh) në vit, që do të thotë se do të sigurojnë energji elektrike për rreth 920 familje. Termocentralet lundruese të energjisë përfaqësojnë një alternativë tërheqëse, dhe më e rëndësishmja është se janë të sigurta për gjenerimin e energjisë elektrike.
Japonia, ende vazhdon të vuajë nga efektet e post fatkeqësisë së vitit 2011 në centralin e energjisë bërthamore Fukushima,. Ky shtet së fundmi ka filluar ndërtimin e paneleve diellore në det të hapur si burim alternative i energjisë.Për më tepër, panelet diellore të vendosura mbi uji mendohet se do të gjenerojë më shumë energji elektrike se sa homologët e tyre të vendosura në çati, pasi janë të ftohura vazhdimisht nga uji nën to.
Të dyja mega-panelet diellore që kanë përfunduar përbëhen nga 11.256 255-vat module Kyocera në një platformë polietileni me densitet të lartë, dhe thuhet se janë në gjendje të përballojnë edhe kushtet atmosferike të një tajfuni. Mendohet se hija e madhe e impianteve të energjisë do të reduktojë edhe rritjen e algave dhe avullimin e ujit.
Një tjetër mega-plant është planifikuar të ndërtohet në Yamakura Dam do të ketë afërsisht 50,000 module dhe një prodhim prej rreth 15.635 MWh në vit. Vendi po ndërton një rrjet në det të hapur që do të përbëhet nga 30 termocentrale lundruese dy-megavat. Pjesa e parë e rrjetit do të ndërtohet me një kapacitet prej 1.7 megavat, dhe ai do të jetë lundruesi më i madh, centrali i energjisë diellore në botë. Japonia, e cila tani prodhon 13.5 gigawat të energjisë nga burimet e rinovueshme synon të rrisë këtë numër në 48.8 gigawat deri në vitin 2020.