Secondary Adv

Ecje ne qiell ne lartesine 1220 m mbi nivelin e detit

Share on Google+

 

Nje mrekulli arkitekturore, “Vendkalim prej xhami”, ndodhet në anë të malit Tianmen në Zhangjiajie, të provincës Hunan, në lartësinë mbi 1220 metra dhe së shpejti do të jetë gati për të pritur vizitorët e guximshëm.

 


A do ju dridheshin këmbët po të ecnit në këtë rrugëkalim prej xhami? E ashtuquajtur “Vendkalimi prej xhami”, ndodhet në anë të malit Tianmen në Zhangjiajie, të provincës Hunan, në lartësinë mbi 1220 metra dhe mësohet se ajo do të hapet shumë shpejt për publikun.ura e xhamit ne tianmen
Një mrekulli arkitekturore, kjo urë totalisht prej xhami është 26 metra, por që sigurisht që nuk është një urë për zemërdobëtit sepse në një anë ndodhet faqja e një shkëmbi dhe një anën tjetër një humnerë 1.2 km. Dhe kjo gjitha në një urë 6.5 cm të trashë!


Dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme sa për të sjellë një gropë në stomak, ura vazhdon përgjatë një ane mali në Kinë e ndërtuar në xham, duke lejuar një pamje të qartë të asaj çka është poshtë, dhe ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.

 


Sipa zyrtarëve ura është projektuar për t'i bërë ballë një tërmet me magnitudë 8.0 ballë dhe nivelit 14 të tjafunëve, njoftoi China Radio International.
Sipas mediave kineze për ndërtimin e kësaj vepre janë përdorur 5.6 million dollarë. Ura u hap përpara afatit, pasi ndërtimi filloi në mars të 2014-ës. Grand Canyon Skywalk është ende një nga përvojat më emocionuese në botë. Ura trasparente në formë paktuaji tashmë është gati për cdo turist që kërkon të provojë eksperienca të reja mbi Kanionin e Madh.

 


Sipas zyrtarëve vendas, për të vizituar urën do të lejohen vetëm 30 turistë njëherësh. Ndërkaq, në hapjen e saj janë organizuar shfaqje të ndryshme, si sfilata mode, numra akrobatikë dhe performanca të tjera artistike. Rezultati është një vend i rëndësishëm për turistët duke shpresuar që të vëzhgohen bukurinë befasues natyrore që parku kombëtar të ofron.


Më të lexuarat