Një test i pështymës që zbulon menjëherë koronavirusin me lazer mund të jetë i disponueshëm brenda një viti, thonë shkencëtarët.
Studiuesit janë duke zhvilluar një sensor lazer që mund të dallojë sëmundjen në pikën më të hershme të infeksionit nga një pështymë ose sekrecion i hundëve brenda disa minutash.
Ata thonë se demonstruesi biosensor optik jo-invaziv do të dallojë Covid-19 te njerëzit sapo të jetë i pranishëm në trup. Duke krijuar tashmë 6 demonstrues në laboratorë për aplikime të tjera, ekipi i hulumtimit thotë se teknologjisë i duhet akoma adaptim dhe testim i mëtejshëm por mund të jetë i disponueshëm brenda një viti.
Fillimisht u krijua për të kërkuar infeksione bakteriale ose biomarkues të kancerit, detektori përdor fotonikë, teknologji që manipulon dritën, për të identifikuar infeksione te pacientët me një sasi të vogël të virusit.
Studiuesit thonë se diagnoza në kohë reale me specifikë të lartë nga një mostër me përqendrim të ulët, sensori është shumë më i besueshëm sesa kompleti i testit të shpejtë të koronavirusit, i cili zbulon nëse një person ka pasur koronavirus më parë dhe që nga atëherë është rikuperuar.
Me mijëra vdekje në të gjithë botën, ne kemi nevojë urgjente për një kit të ri të shpejtë testimi që është i saktë, shumë i ndjeshëm, jo-invaziv dhe i lirë për t'u prodhuar, u shpreh ekipi. Detektori ynë është miqësor për përdoruesit dhe mund të vendoset gjerësisht për mjekët ose infermierët për të testuar pacientët.