×
Secondary Adv

Projekti i shtepise me formen e logos se Audit

Share on Google+

Karina Wiciak e studios Wamhouse  ka projektuar shtëpinë e unazave, të frymëzuar nga simboli i prodhuesit gjerman të makinave Audi. 

 

Megjithatë, ky projekt jo vetëm që referon formën e logos së njohur, por edhe historinë e markës dhe epokën në të cilën lindi. Logo, e cila është shoqëruar prej kohësh me audin, u krijua për herë të parë në vitet 1930 kur katër kompani u shkrinë nën katër unaza. 

Shtëpia e unazave dukshëm i referohet kësaj forme por edhe arkitekturës moderniste, e cila ishte e përhapur në atë kohë. Në këtë projekt riinterpreton tiparet tipike të këtij stili, siç janë strukturat e papërpunuara të betonit, muret dhe dritaret e rrumbullakosura, hapësira e brendshme e hapur dhe elementët ekspansivë të xhamit. 

Brenda katër cilindrave paralelë, sipërfaqja e shfrytëzueshme e dyshemesë së shtëpisë është pothuajse 280 m2 dhe mbulon një nivel të katit përdhes përveç një garazhi nëntokësor me dhoma të shërbimeve. 

Pjesa e sipërme e shtëpisë përmban dhoma të mëdha të hapura, të cilat pjesërisht janë të ndara me mure xhami. Në mënyrë të ngjashme me shtëpitë e mëparshme në seri, shtëpia e unazave ka ndarje në sipërfaqen e të gjitha dritareve të mëdha, duke e bërë formën e ndërtesës më të spikatur. 

Shtepia e unazave është një ndërtesë bashkëkohore por siç vëren Wiciak, ‘gjithçka që është krijuar sot është rezultat i evolucionit dhe vazhdim i asaj që u krijua dikur. 

Prandaj, ia vlen të kujtohet, dhe modelimi i shtëpisë mund të jetë një justifikim i shkëlqyeshëm për të treguar një histori interesante dhe jo vetëm historinë e arkitekturës. Përvec krijimit të një shtëpie unike dhe fantastike, projekti gjithashtu riinterpreton një stil të së kaluarës. 


Më të lexuarat