Themeluesi i Jet Capsule, Pierpaolo Lazzarini ka projektuar automjetin ‘Linux’, duke e emërtuar atë pas softverit të njohur gjerësisht me burim të hapur.
Pas partneritetit me kompaninë me bazë në Dubai, Arkitaly, projektuesi doli me konceptin e qëndrueshëm të kapsulës që mund të përmirësohet dhe përshtatet me nevojat specifike të lëvizshmërisë.
Teksa pritet të nisë në vitin 2021, projekti do të jetë plotësisht burim i hapur, duke u ofruar kompanive dhe klientëve mundësinë për të marrë pjesë në zhvillimin e azhurnimeve dhe vetë automjetit. Kapsula kryesore e Linux, e cila ka4 metra gjatësi dhe 1,90 gjerësi, mund të përshtatet në të katër llojet e ndryshme të lëvizjes.
Në përputhje me motorë të ndryshëm jashtë, versionet detare të Linux do të jenë në dispozicion me një motor elektrik të vetëm ose binjak me një shpejtësi maksimale 30 knt dhe një autonomi të parashikuar nga 4 deri në 8 orë.
Linux gjithashtu mund të jetë i bashkangjitur në një bazë me gjitha gomat aktive, për drejtimin në rrugë, me motorë elektrikë të vetëm ose binjakë siemens (me fuqi që varion nga 100 kf ose 200 kf me 150 km ose 300 km autonomi, përkatësisht).
E njëjta shasi e lehtësuar e karbonit, do të përshtatet për fluturim, duke instaluar 8 rotorë të shumëfishtë. Në këtë rast, për të kufizuar peshën e konstruksionit, numri i pasagjerëve do të ulet domosdoshmërisht në maksimumi 2 persona.