Aplikacioni qe ju tregon moshen vetem nepermjet fotos
Tashmë nuk është sekret që personazhet e famshëm harxhojnë miliona dollarë për të ruajtur pamjen e tyre duke nisur që nga maskat e fytyrës me gjak, serumet me placentë dhe shpesh edhe operacionet plastike.
Por një aplikacion i ri po përpiqet të depërtojë përtej kozmetikës e ndërhyrjeve kirurgjike për të përcaktuar saktësisht sesa vjeç duket një person bazuar tek një foto.
Ky website, i quajtur "Hoë old do I look", i lejon njerëzve të analizojnë çdo lloj imazhi të gjetur në Bing, motorin e kërkimit të Microsoft, ose të zgjedhin të vendosin imazhin e tyre. Ai madje i lejon përdoruesve të kërkojnë të famshmit dhe të shohin se çfarë mendon Microsoft për moshën e tyre të vërtetë. Sistemi punon duke analizuar 27 pika dhe detajeve të fytyrës si për shembull: kornea e syrit, pupila, kristalina, hunda, etj. Por këto cilësi janë parashikuar duke përdorur algoritme statistikore dhe jo gjithmonë janë 100 përqind të sakta. Ky aplikacion mund të tregojë moshën reale edhe të një fotoje ku gjenden një grup njerëzish.
Si funksionon Sistemi punon duke analizuar 27 pikë në fytyrë. Të quajtura zona referencë, ata janë një seri pikash specifike të hollësishme mbi një fytyrë; zakonisht pikat e komponentëve të fytyrës si kornea e syrit, pupila, kristalina, hunda, etj. Këto atribute janë parashikuar duke përdorur algoritme statistikore dhe nuk mund të jenë gjithmonë 100% të sakta. Aplikacioni ka një faqe demo që përdor API për të zbuluar dhe nxjerrë informacion në lidhje me fytyrën që ndodhet në një fotografi, dhe ekipi vendoi që të punojë me këtë për të krijuar një faqe që shpreson t’ju ndihmojë të zbuloni sekretet e VIP-ave.
Ja sa duken realisht disa nga VIP-at 1. Kim Kardashian, 35-vjec - Aplikacioni e tregon 34-vjec 2. Kanye West, 38-vjec - Aplikacioni e tregon 38-vjec 3. David Beckham, 39-vjec - Aplikacioni e tregon 45-vjec 4. Helen Mirror, 69-vjec - Aplikacioni e tregon 55-vjec 5. Madonna, 56-vjec - Aplikacioni e tregon 37-vjec 6. Sofia Vergara, 42-vjec - Aplikacioni e tregon 29-vjec 7. Brad Pitt, 51-vjec - Aplikacioni e tregon 49-vjec 8. Khloe Kardashian, 30-vjec - Aplikacioni e tregon 44-vjec 9. Barack obama, 53-vjec - Aplikacioni e tregon 53-vjec 10. Cindy Crawford, 49-vjec - Aplikacioni e tregon 40-vjec 11. Ariana Grande, 21-vjec - Aplikacioni e tregon 27-vjec