
Fushe tenisi nenuje, vetem ne Dubai eshte e mundur!
Askush nuk do ta imagjinonte që një qytet në mes të shkretëtirës, atje ku nuk kishte infrastrukturë, nuk kishte investime, nuk kishte shenjë gjelbërimi, nuk kishte pothuajse as rrugë të mirëfillta, të zhvillohej në mënyre marramendëse. Duket e pabesueshme por është e vërtetë! Dubai është ndërtuar në një kohë rekord që prej vitit 1971 kur u themeluan Emiratet e Bashkuara.
Tenisi është luajtur tradicionalisht në bar dhe në argjilë, por a do të jetë e munden që një ditë ndeshjet të bëhen në një “flluskë të papërshkueshëm nga uji” dhe kampionati i Wimbledon të bëhej nën nënujë?
Një arkitekt ka zbuluar planet e tij për një fushë tenisi nënujore, me një çati masive të lakuar prej xhami, që ai parashikon se do të mbajë ujin jashtë.
Sipas arkitektit, Dubai do të jetë unik, pasi një fushë tenisi nënujore do ta bënte kampionatin më interesant. Një atraskion i ri duke i shtyrë akoma edhe më tej kufijtë e arkitekturës dhe inxhinierisë.
Megjithatë, inxhinierët paralajmërojnë se një dizajn i tillë mund të jetë i shtrenjtë dhe tepër i vështirë për tu ekzekutuar.
Arkitekti 30-vjecar polak Krzysztof Kotela, i cili ka një Master Shkencor në Arkitekturë nga Universiteti Politeknik Krakov, është në kërkim të investitorëve për ta kthyer ëndrrën e tij në realitet.
Pronari i 8 + 8 Concept Studio në Varshavë, tha se: “Kjo do të jetë diçka origjinale. Ajo duhet të jetë deri diku si tradita e tenisit. Dubai është i përkryer për këtë ide”.
Z. Kotala tha se ai beson se ideja ka potencial të fuqishëm tregtar dhe do të kombinojnë më së miri teknologjinë, ekologjinë dhe sportin.
Një tifoz i tenisit, Tim Denny nga Raynes Park pranë Wimbledon – tha që: “Kjo është një ide e shkëlqyer dhe në një vendosje të mahnitshme. Me siguri do të jetë vendi më unik në botë për të organizuar një lojë. Unë shpresoj se që ai të marrë mbështetje që kjo të ndodhë. Unë do të jem i pari që do të ble bileta për të parë ndeshjen e parë”.
Megjithatë, ndërsa spektatorët mund të jetë entuziastë, inxhinierët mendojnë se projekti ka gjasa të dalë pak nga koncepti për shkak të vështirësive teknike dhe kostos.
Sarah Fray, drejtoresha e inxhinierisë dhe shërbimeve teknike në Institutin e Inxhinierëve Strukturore në Londër, tha për DailyMail online që një nga sfidat më të mëdha do të jetë për të krijuar hapësirën e madhe prej xhami në mënyrë që të mbulohet e gjithë fusha e tenisit.
Ajo tha se kjo do të duhet të jetë së paku 33 metra e gjerë për të akomoduar spektatorët dhe mbuluar të gjithë fushën.Aktualisht, panelet prej xhami të banesave që janë prodhuar kanë qënë deri në 10 metra të gjata - të tilla si panelet e përdorura në dyqanet e Apple në Turqi - por do të duhej një makineri e re për të bërë panele më të mëdha dhe për më tepër të lakuara, sikurse e kërkon dizajni i projektit.“Sfidat teknologjike janë të mëdha, por sfidat e njeriut janë edhe më të mëdha”, tha ajo, duke shpjeguar se do të duhet një ide e re që struktura të jetë e lidhur me sipërfaqen, në mënyrë që të jetë e lehtë për evakuimin e njerëzve në rast të një emergjence.
Megjithatë, ajo pranoi se forma hark e fushës nënujore është një ide e mirë, sepse kjo është mënyra më e mirë që ti rezistonte presionit, veçanërisht në qoftë se fusha e tenisit do të jetë e zhytur në një thellësi të mirë, nën valët.Por, ka pasur një sërë planesh për projekte nënujore që do të ndërtohen në Dubai vitet e fundit, duke përfshirë edhe planet për një kompleks vilash nënujë - dhe puna mund të fillojë së shpejti - kështu që çdo gjë është e mundur.
Më të lexuarat








