Me më shumë se 2.4 milion raste tëCovid-19në të gjithë botën, një studim i ri sugjeron që lloji aktual në Evropë është shumë më vdekjeprurës sesa ai që gjendet në SH.B.A.
Studiuesit nga Universiteti Zhejiang besojnë se koronavirusi është ndryshuar në të paktën 30 lloje të ndryshme.
Llojet në Kinë dhe Evropë u zbuluan se ishin disa nga më të rrezikshmet, ndërsa ato në SH.B.A. ishin më të buta, sipas South China Morning Post. Në studim u analizuan llojet virale nga 11 pacientë me koronavirus, duke testuar sesa efektivisht virusi mund të infektonte dhe të vriste qelizat njerëzore.
Rezultatet zbuluan se disa nga mutacionet më vdekjeprurëse u gjetën në Zhejiang, ndërsa këto lloje ishin gjetur edhe në Spanjë, Itali dhe New York. Ndërkohë, llojet më të buta u gjetën kryesisht në SH.B.A., përfshirë këtu në shtetin e Washington.
Ky konstatim sugjeron që mutacionet e vëzhguara në studimin tonë, dhe ndoshta në izolimet virale të mbledhura në të gjithë botën, mund të ndikojnë dukshëm në patogjenitetin e SARS-CoV -2, u shprehen studiuesit. Studiuesit identifikuan 31 llojet e virusit, 19 prej të cilave janë të reja.
Bazuar në gjetjet e tyre, studiuesit arritën në përfundimin se ndërsa një vaksinë koronavirus mund të ndihmojë disa pacientë, ajo mund të mos jetë efektive kundër disa llojeve. Ilaçet dhe vaksinat duhet të marrin parasysh ndikimin e këtyre mutacioneve akumuluese, veçanërisht mutacioneve themeluese, për të shmangur kurthet e mundshme.