Secondary Adv

FDA miraton testin e pare ne shtepi per Covid

Share on Google+

Ndërsa bota punon për të gjetur mënyra për të minimizuar përhapjen e koronavirusit, shumë qeveri ndërkombëtare kanë theksuar rëndësinë e më shumë testeve. 

 

Këto teste ndihmojnë në identifikimin e të infektuarve dhe cilat hapa të tjerë për të ndërmarrë,ku zakonisht këto janë izolim të vetvetes dhe informimin e njerëzve me të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë. 

 

Tani FDA ka aprovuar kitin e parë të testimit në shtëpi të koronavirusit. Kompleti u zhvillua nga LabCorp, një kompani e diagnostikimit të kujdesit shëndetësor. 

Përgjatë kësaj pandemie, ne kemi qenë duke lehtësuar zhvillimin e testit për të siguruar qasjen e pacientëve në diagnostifikim të saktë, i cili përfshin mbështetjen e zhvillimit të opsioneve të besueshme dhe të sakta të mbledhjes së mostrave në shtëpi, tha Komisioneri i FDA. 

Për testet që përfshijnë mbledhjen e mostrave në shtëpi, kemi punuar me LabCorp për të siguruar të dhënat e demonstruara nga mbledhja e mostrave të pacientëve në shtëpi janë po aq të sigurta dhe të sakta sa në zyrën e një mjeku, spitali, ose një vend tjetër testimi. 

Me këtë veprim, tani ekziston një mundësi e përshtatshme dhe e besueshme për mbledhjen e mostrave të pacientëve nga komoditeti dhe siguria e shtëpisë së tyre. Testi përfshin një shtupë hundore vetë mbledhëse, dhe mostra pastaj dërgohet përsëri në laboratorët e LabCorp në një paketë të izoluar për provë. 

Këto kunja hundësh janë prej pambuku specifikë të tipit Q.Fillimisht, mostrat do t'u dërgohen kujdestarëve mjekësorë dhe punonjësve të vijës së përparme, dhe në javët e ardhshme do t'u dërgohen konsumatorëve të rregullt në shumicën e shteteve, duke ndjekur urdhrin e mjekut.


Më të lexuarat