Arkitektët e firmës italiane Luca Curci paraqesin THE LINK, një projektim vertikal i qytetit që mund të strehojë deri në 200,000 njerëz.
Projekti konceptual synon të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të jetës duke promovuar qëndrueshmëri, teknologji të zgjuar të qytetit dhe duke trajtuar rritjen e shtrirjes urbane, e cila dukshëm po rritet në qytetet kryesore sot.
Projekti synon të ngrihet mbi sfidën e dendësisë së popullsisë duke kombinuar me sukses zgjerimin vertikal me inovacionin ekonomik, thote Luca Curci. Një pyll I vetë qëndrueshëm në qytet, që do të thithë CO2, prodhon oksigjen për ajër më të pastër dhe rrit biodiversitetin urban.
Ky është qyteti i parë i zgjuar, i cili do të parandalojë përhapjen urbane, prodhimin dhe ruajtjen e energjisë, përmirësimin e cilësisë së ajrit, rritjen e biodiversitetit urban dhe krijimin e një stili jetese më të shëndetshëm.
E përbërë nga katër kulla kryesore, LINK është krijuar për të strehuar një total prej 1.200.000 metrash katror hapësirë ​​dhe mbi 2 milion bimë të shpërndara në secilin kat për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Nga katër kullat, më e larta, e cila do të strehojë të gjithë banorët, pritet të ketë 300 kate dhe të arrijë lartësinë prej 1200 metrash.
Tre kullat e tjera, duke filluar nga 650 deri 850 metra të larta, do të jenë zyra, departamente qeveritare, institucione të kujdesit shëndetësor dhe institucione arsimore, përfshirë të gjitha nivelet e shkollave dhe universiteteve.
I programuar me një inteligjencë artificiale të qytetit të zgjuar, LINK do të jetë në gjendje të kontrollojë temperaturën globale të qytetit, nivelet e CO2, lagështinë dhe sistemin global të ndriçimit.
Përmes kësaj, arkitektët shpresojnë që jo vetëm të kontrollojnë modelet e motit, por edhe të ruajnë energjinë shtesë të prodhuar nga panelet diellore dhe burimet e tjera të energjisë së rinovueshme.