×
Secondary Adv

Prezantohet bateria qe mund te furnizoje per 8 ore shtepite dhe bizneset

Share on Google+

 

Gjigandi amerikan Tesla Motors ka prezantuar për herë të parë bateritë që mund të furnizojnë shtëpitë dhe bizneset. Themeluesi i Tesla, Elon Musk ka zbuluar një bateri “revolucionare” me një kosto 3,000 dollarë, e cila do të mund të furnizojë një shtëpi të tërë për tetë orë.

 


Musk prezantoi pajisjen Powerwall në një konferencë shtypi në Kaliforni ditën e djeshme dhe tha se teknologjia mund të “ndryshojë botën”.
Powerwall lidhet me panelet diellore dhe merr energji prej tyre. Bateria mund të furnizohet edhe me energji elektrike gjatë natës, në rastet kur normat e energjisë janë të ulëta. Powerwall ka mjaftueshëm kapacitet për të furnizuar me energji një shtëpi të tërë.

 


Kjo është një përpjekje e Tesla për të shtrirë aktivitetin e saj përtej biznesit të makinave elektrike. Shefi ekzekutiv, Elon Musk tha se firma do të ndërtojë bateri, që do ruajnë energjinë diellore dhe do të shërbejnë si një sistem “back-up”për konsumatorët gjatë mungesës së energjisë nga burimet e tjera.
Sipas Musk kjo lëvizje do të ndryshojë të gjithë infrastrukturën e energjisë në botë. Kompania bëri të ditur se ky është një hap i rëndësishëm për të prodhuar energji me zero emisione.

 


Bateritë do të ofron në dy modele, një me cikël javor 10 kWh dhe modeli tjetër me cikël ditor 7 kWh. Ju mund të instaloni disa bateri njëkohësisht në shtëpinë tuaj (deri në nëntë bateri). Bateritë kanë 10 vjet garanci.

 


Modeli me kapacitet 10 kWh kushton 3500 dollarë dhe rekomandohet si burim energjie rezervë, ndërsa modeli 7 kWh kushton 3000 dollarë dhe rekomandohet për përdorim të përditshëm. Bateritë mund t’i porosisni në faqen web të kompanisë dhe do të shiten nga distributorët nga fundi i sezonit të verës.


Më të lexuarat