Kutitë e testimit në shtëpi për Covid-19 që mund të diagnostikojnë sëmundjen me një përgjigje të thjeshtë po ose jo mund të jenë gati deri në vjeshtë, thanë shkencëtarët.
Pajisja që mbahet në dorë, e cila duket si një test i shtatzënisë në shtëpi, është duke u zhvilluar nga studiues të Universitetit të Manchester.
Për dallim nga testet e tjera diagnostikuese që përdoren, të cilat kërkojnë gjurmë të materialit gjenetik të virusit, prototipi i Mançesterit shqyrton "zinxhirët e sheqernave" që mbështjellin të gjitha qelizat njerëzore.
Produkti ynë prototip mund të zbulojë virusin në më pak se 20 minuta dhe mund të adaptohet për të identifikuar patogjenë të tjerë si koronavirusi, thane studiuesit. Viruset e frymëmarrjes pushtojnë trupin përmes qelizave në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë.
Këto qeliza janë të mbuluara në një shtresë të zinxhirëve të sheqerit, të njohur si glikane, të cilat përdoren për funksionimin normal të indeve të njeriut. Viruset mund t'i përdorin këto qeliza si pjesë e procesit të infeksionit.
Ata thanë se testet aktuale Covid-19 mbështeten më parë te njohja e kodit gjenetik viral, i cili mund të ndryshojë ndërsa virusi evoluon dhe kufizon efektivitetin e testit. Ekipi po punon me kompani spin-out Iceni Diagnostics për ta pasur testin e ri të vlefshëm zyrtarisht për vjeshtën, përpara sezonit të gripit.
Kjo do të ishte e dobishme për të siguruar që njerëzit me grip sezonal të mos ngatërrohen me njerëzit me Covid-19, thanë studiuesit.