
10 kompanite qe shperblejne me mire punonjesit
Të punosh në një kompani teknologjike, do të thotë vërtet të jesh me fat, pasi do të perkedhelesh me bonuse dhe rimburisme që asnjë kompani tjetër nuk ta ofron. Ushqime të shumta, birrë e lirë dhe verë, klube shëndetësore dhe kujdes ditor, janë disa nga të drejtat standarde që të ofrojnë kompanitë e mëdha, për të cilat është shumë e zakonshme. Sipas një sondazhi të kryer nga Glassdoor, rezulton që nuk janë gjithmonë të punësuarit që kanë përfitimet, por edhe punëdhënësit e tyre.
10.Microsoft: 4.4 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Microsoft është 4.4. Punonjësit marrin tre përfitime të mëdha si: Kujdes për fëminjët, asistencë, ndihmë për shkollim etj.
Një punonjës shprehet se: “Kompania ofron një paketë konkurruese, mbulim të gjërë për familjen, rimbursime në palestër, sigurime të paguara, plane për kujdesin e fëmijës, ndihma për shkollim, rimbursim për udhëtimet!” – Punonjësi i Microsoft (Boston, MA).
9. VMWare: 4.4 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek VMWare është 4.4 nga maksimalja që është 5. Punonjësit preferojnë tre përfitime nga kompania si: asistencë në fertilitet, drekë falas, dhurata bamirëse.
Një punonjës shprehet se : “Më e mira – është së mund të rrimë pushim për një kohë të pakufizuar (me miratimin e menaxherit), orari është fleksibël, rimbursim palestre, mjekësor, dentar dhe bonuse në pagë - Punonjës i VMWare (Austin, TX).
8. Qualcomm: 4.4 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Qualcomm është 4.4 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: Bonus në performancë, dhurata bamirëse, programe të shumëllojshme.
Një punonjës nga kompania thotë se: “Kontrollet shëndetësore janë të mbuluara tërësisht. ESPP dhe 401k (sigurimet) përputhen. Gjithashtu i jep punonjësit fonde për të filluar grupe pune (p.sh. një grup robotike)”- një inxhinier i Qualcomm në (San Diego, CA).
7. Intuit: 4.5 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Intuit është 4.5 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: zhvillimi profesional, diversiteti i programeve, anëtarësim në palestër, etj.
Një punonjës thotë: “Intuit siguron përfitime të mëdha për punonjësit, zgjidhje mjekësore / dentare / vizion, 4 javë pushime në vit, 12 festa të paguara, dhe mjedis relaksues për të punuar. (Remote, OR).
6. Adobe: 4.5 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Adobe është 4.5 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: Plani 401k (siguracionet të paguara nga paga), pushime të paguara, leje gjatë lindjes dhe pagë përgjatë këtyreve muajve.
Një punonjës thotë se : “Kompania të ofron pagesa tepër të larta sipas zonës dhe përfitime të mëdha. Rimbursim i plotë për shkollimin e cdo punonjësi dhe plan për blerjen e aksioneve nga punonjësit”, - Adobe Senior Marketing Analyst (San Francisco, CA).
5. Apple: 4.5 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Apple është 4.5 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: Ulje cmimi për punonjësit, punë nga shtëpia, trajnime etj.
Një punonjës thotë se: “Përfitimet vazhdojë të përmirësohet. Disa përfitime të cilat përdoreshin për vetëm te të punësuarit me kohë të plotë, tani janë zgjeruar edhe për ata me kohë të pjesshme, veçanërisht rimbursimi në palestër, rimbursimi i arsimit, ditët e paguara kur humbin të afërmit, dhe më shumë.”- Specialist i Apple (Dallas, TX).
4. Salesforce: 4.5 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Salesforce është 4.5 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: drekë ose ushqime të paguara, koha vullnetare jashtë, asistencë dhe shkollim.
Një punonjës thotë se: Nëse ju prisni që kompania t’ju rimbursojë për shëndetin, sytë, higjenën dentare, dhe disa lloj të taksave 401K, Salesforce jo vetëm që i bën të gjitha këto por edhe më shumë. Kohë të gjatë pushimi, përfitimet për Wellness, skema për blerjen e aksioneve, dhe më shumë”, -. Menaxher i Inxhinierisë së Zgjidhjes në Salesforce (Chicago, IL).
3. LinkedIn: 4.6 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek LinkedIn është 4.6 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si më të preferuara: Programet e ndryshme, trajnime në punë, punë vullnetare jashtë etj.
Një punonjës thotë: “Pushimi është më të vertetë i mahnitshëm për të inkurajuar familjet për të shfrytëzuar kohën së bashku. Ndryshimet e fundit kanë zgjeruar programin kështu që tani cdo gjë është globale”. - Punonjës i LinkedIn (San Francisco, CA)
2. Google: 4.6 nga 5
Koeficenti për kënaqësinë e punonjësit tek Google është 4.6 nga maksimalja që është 5. Punonjësit kanë tre përfitime si ndër më të preferuara: drekë ose ushqime të lira, leje lindjeje për nënat dhe baballarët dhe pagesa gjatë kësaj kohë, dhurata.
Një punonjës thotë: “ Deri tani kompania ka ofruar deri në 12 javë për baballarët dhe rreth 5 muaj për nënat- të gjitha të paguara, përfitimet ende vazhdojë.” – Shefi i Industrisë së Google (New York, NY).
1. Facebook: 4.8 nga 5
Koeficenti i kënaqësisë për punonjësit e Facebook është ndër më të lartat në këtë klasifikim, me përkatësisht 4.8.
Tre bonuset më të pëlqyera nga punonjësit janë: Dreka dhe ushqimet falas, bonus në performancë, si nga të punuarit në zyrë apo në shtëpi.
Një punonjës thotë: “Katër muaj pas lindjes unë jam paguar plotësisht. Facebook me të vërtetë është një Disneyland për të rriturit . Ne kemi me bollëk ushqimin falas, pastrimin kimik, ndihmën e prindërve, subvencionet për trajnime personale dhe së shpejti do të ketë një spa.” – Menaxheri i Facebook për Politikat Publike (Menlo Park, CA).
Më të lexuarat








