“Liqeni i humbur” ose “Lost Lake”, ndodhet përgjatë autostradës së shtetit të Oregonit në SHBA. Por ajo që e bën misterioz këtë liqen është sepse zhduket cdo vit! Gjatë pjesës më të madhe të vitit liqeni duket si cdo tjetër. Mirëpo, çdo dimër, në fundin e tij shfaqet një vrimë, në të cilën fillon të rrjedhë i tërë uji i liqenit.
Shkencëtarët supozojnë se është fjala për një korridor nëntokësor, i cili krijohet si pasojë e forcimit të llavës. Në të vërtetë, gjatë nxjerrjes së llavës pjesa e jashtme është forcuar, deri sa në brendësi llava vazhdon të rrjedhë.Studiuesi Jude McHugh shprehet që kjo vrimë është e pranishme prej një kohe kaq të gjatë sa askush nuk e kujton më se kur ka filluar ky proces të ndodhë.
Ndërsa gjeologët e shpjegojnë “thithjen” e ujit në vrimë, si pasojë e një tubi të llavës vullkanike që ndodhet poshtë vrimës. Pas shpërthimit llava është ftohur dhe ka formuar nën liqen tuba të mëdha në formën e tuneleve nëntokësore. Rreziqet që i kanosen kësaj zone janë të mëdha, pasi mund të ndodhë që liqeni të përmbytet. Kur erupcioni (dukuria e formimit të llavës) ka përfunduar, dhe e tërë llava ka rrjedhur, korridori është zbrazuar dhe ka mbetur si një lloj shpellë, si kjo në foto. Edhe më tej nuk dihet se ku saktësisht po rrjedh liqeni, por dihet sa ky fenomen ndodh tashmë në shumë vende rreth e qark globit.
Në fundin e liqenit, si edhe çdo vit paraprak, mund të shihen objekte të ndryshme si pjesë automobilash, motorësh dhe mbeturinash të tjera. Ndonëse ka përpjekje që vrima të mbyllet, shkencëtarët thonë se me këtë do të shkaktoheshin përmbytje në të gjithë rajonin përreth.Vrima ka qënë atje për shumë kohë dhe askush nuk e mban mend këtë. Por sipas Jude McHugh, zëdhënëse për Pyjet Kombëtare në Willamette, vrima mund të jetë një nga ato misteret më të vjetra, megjithatë edhe sot është e paqartë se ku përfundon i gjithë uji.