Firma thuhet se po punon në smartphone, në të cilën ekrani i poshtëm zbulohet vetëm kur pjesa e sipërme është kthyer horizontalisht, duke krijuar një pajisje në formë T.
Kodi i quajtur "Wing",ka 1 ekran kryesor prej 6.8 inç, ndërsa "nën ekran" është krijuar një si katror me katër inç.
'Wing' është përqendruar në përmirësimin epërmbajtjes, duke lejuar përdoruesit të ekzekutojnë shumë aplikacione dhe funksione të ndryshme menjëherë. Në 2002, T-Mobile lëshoi ​​Sidekick që u quajt telefoni inteligjent më i lezetshëm i të gjitha kohërave.
Celularë ishte i pari që përfshiu një tipar të kthyeshëm që lejonte përdoruesit të kthejnë ekranin kryesor për të zbuluar një tastierë nën të. Edhe pse LG mund të mos e ketë pasur në mendje celularin nostalgjik kur projektoi Wing, duket se tërheq një frymëzim prej tij.
Imazhet e konceptit të Wing u shfaqën në internet dhe tregojnë një smartphone me dy ekrane, ku secila duket se lejon funksione individuale. Ekrani kryesor është Android standard 6.8-inç dhe ‘nën ekrani’ duket se është një katror me katër inç.
Edhe pse paraqitjet nuk japin shumë detaje të funksionalitetit të secilit ekran, ato sugjerojnë që ekrani i dytë funksionon si tastierë. Kur ekrani i lartë kthehet horizontalisht, krijon një formë T. Aparati Wing do të përdorë ekranin e tij të dytë për multitasking.
LG nuk e ka njoftuar zhvillimin e Wing, por firma kohët e fundit ka lançuar smartphone-in e saj Velvet në Korenë e Jugut.