×
Secondary Adv

Ja si kane ndryshuar logot e gjigandeve te teknologjise nder vite

Share on Google+

 

Teknologjia ndryshon në mënyrë të shpejtë, ndaj edhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë duhet të ndryshojnë vazhdimisht veten për të qëndruar gjallë në treg.


Logot janë pjesë themelore e identifikimit të një marke. Një logo e mirë tregon personalitetin dhe premtimin e një biznesi. Kjo do të thotë se këto kompani shpesh kanë rindërtuar logot e tyre për të krijuar një vështrim më modern, më të freskët për imazhin e tyre.
Në fakt, disa nga logot e kompanive më të mëdha të teknologjisë së lartë kanë ndryshuar aq shumë sa ju do nuk do ti njihni markat e tyre origjinale. Këtë janë logot e dikurshme të kompanive të famshme të teknologjisë:


Yahoo

Yahoo e ka zëvendësuar logon e saj të vjetër në vitin 2013, për një logo të re, shumë më profesionale, më moderne dhe më të strukturuar.

 

Google

Logoja e re e Google është më e gjallë, gërmat në formë të rrumbullakët i japin një vështrim më modern. Në fakt Google bëri një ndryshim të vogël në logon e saj në vitin 2014 – gjeni dallimin?

 

Apple


"Molla e Ylbertë” e  Apple la një përshtypje të madhe në vitin 1977, por kompania me kalimin e viteve mori një qasje më të thjeshtësuar. Duke kaluar në vitin 2007 me një logo 3D të bardhë.


Samsung

 

Samsung nisi si një dyqan i vogël, ndaj dhe logoja e parë nuk duket aspak si e një kompanie  “tech”, por me kalimin e viteve, në 1993 kompania kaloi në logon e saj të famshme blu.

 

Microsoft

 

Microsoft ndryshoi logon pothuajse në çdo dekadë, nga një logo klasike, në një formë më moderne, që thekson më mirë linjën e produktin të vet, Windows.

 

AT & T

 

Logoja e parë e kompanisë AT & T me siguri që të jep idenë e dickaje që tingëllon, me kalimin e viteve filloi të marrë një formë edhe më moderne me një orbitë në blu, që të jep idenë e mundësive të saja globale.

 

Nokia

 

Logoja e parë e Nokia-s paraqitet si një peshk dhe është menduar se përfaqëson një lumë në frontin e zyrës së parë të kompanisë.

IBM


IBM nuk ka ndryshuar logon e saj që nga viti 1972 dhe është ende një nga logot më të lehta për t’u njohur në botë.

 

Hewlett Packard (HP)


Logoja e Hewlett Packard (HP) ka kaluar humë ndryshime që nga themelimi i saj në vitin 1939, por kompania duket se ka vendosur që të qëndrojë me një logo, me dy shkronja shumë të thjeshta.


Intel


Intel ka arritur rëndësinë e saj me logon e "Intel Inside", për t’u rikthyer përsëri në një logo më të thjeshtë në vitin 2006.


Amazon 


Logoja e Amazon ka ndryshuar fare pak gjatë gjithë këtyre viteve, dhe tani ajo u rikthye serisht tek logoja e vitit 2000.

 

Dell

 

Logoja e Dell nuk ka ndryshuar shumë, përveç ngjyrës së saj më kalimin e viteve.


Xerox 

 

Xerox ka ndryshuar logon e saj 40-vjeçare në vitin 2008 në të kuqe.

 

PlayStation


PlayStation me sa duket konsiderohet si një ndër kompantië që ka ndryshuar më shumë se 20 logo të ndryshme, që nga hera e parë që debutoi. Ndërsa sot kompania ka një logo të thjeshtë dhe të unifikuar në ngjyrë të bardhë.


Më të lexuarat