Pandanus candelabrum, bima qe rritet atje ku ka diamante!
Kur ne shohim diamantë e gurë të shndritshëm, nuk ia ndajmë dot sytë! Ndërsa këtë bimë kaq normale në dukje, mund ta shohim me dhjetëra e qindra herë pa na bërë kurrfarë përshtypjeje.
Një lloj bime që ngjason së tepërmi me palmën në miniaturë mund të bëhet shumë shpejt celësi për gjahtarët e diamanteve. Kjo sepse, shkencëtarët janë duke provuar se bima në fjalë rritet vetëm mbi tokën nën të cilën ka gurë diamantesh.Pandanus candelabrum është rruga e vetme që iu con drejt një gjuetie diamantesh. Bima gjenden në masë në Afrikën Perëndimore dhe vetëm së fundmi gjeologët e botanistët (Gjeobotania) kanë zbuluar se kjo bimë rritet vetëm në shkëmbinj kimberlitë, shkëmbinj të cilët janë vatra diamantesh.
Bimë të tjera kanë qenë të njohur për elemente, si bakri. Por kjo mendohet të jetë në llojet e para bimore të njohura që të rritet mbi minierat e mundshme me diamantë. Diamantet, të cilat formohen qindra kilometra nën tokë, janë sjellë në sipërfaqe me tubacione kimberlite.
Të formuar nga nxehtësia dhe presioni intensiv nëntokësor, diamantet janë të sjellë në sipërfaqe nëpërmjet kores dhe shkëmbinjëve kimberlite. Stephen Haggerty, një mineralogjist në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës në Miami dhe shefi i eksplorimi i Youssef Diamond Minierave Company, përshkruan zbulimin e tij në gazeten Economic Geology.
Kjo lloj bime mund të rritet vetëm në tokën e pasur me magnez, kalium dhe fosfor, që zakonisht e ofrojnë shkënbinjtë kimberlite . Një nga përfitimet kryesore të kësaj është se ka kosto shumë më efektive - dhe më pak rajone do të duhen të germohen për gjuetinë e diamanteve. Diamantet mund të jetë deri në tre miliardë vjet të vjetër, dhe ato konsiderohen si gurë tepër të vlefshëm dhe të shtrenjta në treg. Por gjithashtu diamantet mbajnë vlera shkencore, pasi mineralet që përmbajnë kanë të dhëna në lidhje me kushtet brenda Tokës.