×
Secondary Adv

Krijohet maska kirurgjikale transparente

Share on Google+

Ndërsa maskat e fytyrës bëhen norma ditore në të gjithë botën, është bërë më e vështirë për të kuptuar fjalët e njerëzve, si dhe leximin e shprehive.  

 

Një ekip studiuesish nga EPFL dhe Empa në Zvicër ka arritur një mënyrë për të zgjidhur këto çështje: një maskë kirurgjikale transparente dhe permes së cilës mund të merret frymë. 

Së shpejti do të keni mundësi të shihni fytyrën e plotë të dikujt nga prapa një maskë kirurgjikale. Nga mungesa e maskave në fillim të vitit e deri më tani duke u ndjerë të irrituar nga fakti se nuk jemi në gjendje të shprehemi plotësisht nga pas tyre, kërkimi për maskën e përsosur vazhdon. 

Edhe maskat e holla mund të jenë të pakëndshme për tu veshur, sidomos pas shumë orësh, por sfida më e madhe kohët e fundit ka qenë gjetja e një mënyre për t’i bërë ato më pak imponuese. 

Për më tepër, maskat kufizojnë sasinë e komunikimit të qartë që kërkon shprehje të plotë të fytyrës ose të folurit e qartë, e cila mund të jetë e ndërlikuar kur punoni me njerëz me dëmtim të dëgjimit. 

Studiuesit kanë punuar në krijimin e një maskë transparente, që ju lejon të merrni frymë dhe të sigurt gjatë dy viteve të fundit. Ata e kanë quajtur krijimin e tyre HelloMasks, të cilat janë bërë nga materiale organike me bazë biomasa.

Jo vetëm që mundësojnë frymëmarrjen, por ato janë gjithashtu të riciklueshme dhe të biodegradueshme. Ekipi përdori një proces të quajtur electrospinning që përdor një ngarkesë elektrike për të krijuar fije ultra të holla, të cilat lejojnë grimcat të kalojnë përmes, por akoma arrijnë të bllokojnë viruset dhe bakteret.


Më të lexuarat