Covid është në gjendje të kalojë mes dy personave që qëndrojnë deri në tre këmbë larg, edhe nëse njëri prej tyre ka një maskë kirurgjikale, paralajmëron një studim.
Studiuesit nga Universiteti i Nicosia në Qipro gjithashtu zbuluan se maskat bëhen edhe më pak efikase kur njerëzit kolliten vazhdimisht në to.
Shkencëtarët thonë se gjetjet janë 'alarmante' dhe nënvizojnë rëndësinë e mbajtjes në fuqi të rregullit të distancimit edhe kur mbahen maska. Shumë pikëza depërtojnë në mburojën e maskës dhe disa grimca transportuese të sëmundjes nga pikat e pështymës mund të udhëtojnë më shumë se 1.2 metra, megjithëse shumica udhëtojnë nën 1 metër.
Maskat për fytyrën besohet se ngadalësojnë përhapjen e pandemisë, por dihet pak për sa mirë funksionojnë ose në çfarë kushtesh nuk do të funksionojnë. Studimi zbuloi se maskat në fytyrë mund të zvogëlojnë transmetimin e pikave të ajrit, por jo t'i eliminojnë ato plotësisht.
Pa një maskë këto pikat udhëtojnë dy herë më larg, kështu që veshja e një maske do të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kalimit të sëmundjes vdekjeprurëse. Kollitja e përsëritur, një simptomë e koronavirusit, zvogëlon efikasitetin e një maskë dhe kështu lejohen më shumë pikëza.
Rezultatet janë alarmante. Edhe kur një maskë është e veshur, disa pika mund të udhëtojnë në një distancë të konsiderueshme gjatë periudhave të kollitjes shkruajnë autorët. Testet u bazuan në një maskë kirurgjikale standarde që shfaqte efikasitet fillestar prej rreth 91 përqind kur parandalonte arratisjen e pikave.