15 arsye pse Dubai eshte vendi me madheshtor ne bote per tu vizituar
Dubai konsiderohet si qytet i luksit, ekstravagancës dhe parave , por, a e dini pse është kështu? Në fakt – a e dini cilat janë ato gjëra që e bëjnë Dubain të duket kaq madhështor?
Ka shumë arsye për të vizituar Dubain dhe ato më kryesoret janë: “Burj Khalifa” Ndërtesa më e lartë në botë ndodhet në Dubai, me lartësi 828 m nga ku mund të shihet një pamje 360 gradë e të gjithë qytetit. "Aventura në Shkretëtirë" që përfshijnë shëtitje, me deve për ata që duan pak qetësi. "Arkitektura" e ndërtesave super të mëdha dhe të larta që i jep Dubait një status të veçantë identiteti, por jo vetëm.
Në Dubai infrastruktura është krejtësisht impresionuese nga mënyra se si është e ndërthurur me ndërtesat e larta dhe shkretëtirën që rrethon vendin. “Dubai Mall” Qendra tregtare më e madhe në botë me sipërfaqe rreth 1.3 milion m2 sipërfaqe ku gjenden ski të brendshme, akuarium i Dubait, si dhe shumë dyqane të firmave më prestigjioze në botë. "Plazhet" - dhe aktivitetet që përfshijnë plazhe me rërë të bardhë, lojëra ujore si dhe argëtim të bollshëm. Ne kemi përzgjedhur 15 fakte se përse Dubai konsiderohet kaq ekstravagant, madje deri në atë masë sa gjithëkush e cilëson atë si vend i luksit të tepëruar.
1. Dubai ka kopshtin më të madh të luleve në botë.
2. Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë.
3. Në Dubai janë krijuar ishujt ekstravagant artificial si “Palm Island”.
4. Ka kompleksiin e ishujve privat me të mëdhenj në botë “The World”.
5. Burj Al-Arab është hoteli i vetëm në botë me 7 yje.
6. Dubai ka një ski-resort të mbuluar që frekuentohet nga shumë turistë nga e gjithë bota.
7. Në këtë qytet gjenden plot dyqane të Starbucks dhe janë superluksoze!
8. Nuk e besoni! Epo këto janë makinat e policisë në Dubai.
9. Në Dubai ka bankomatë të ndërtuar të gjithë nga ari.
10. Me këto automjete funksionon Departmaneti i Zjarrfikësve në Dubai.
11. Nëse doni të pini një çokollatë të nxehtë në mes të shkretëtirës, Dubai ka një kafene prej akulli!
12. Nëse keni dëshirë të bëni në xhiro me deve, do t’ju udhëheqin kalorësit robotë jo njerëz!
13. Në Dubai ju mund të luani tenis në ajër, që gjendet mbi Burj Al-Arab.
14. Dubai ka qendrën tregtare më të madhe në botë, Dubai Mall, me një akuarium gjigand brenda saj.
15. “The Golden Phoenix” është ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë, që mund të konsumohet në Dubai Mall. Kushton vetëm 1,223 dollarë ndërsa është e mbështjellë e gjitha me me ar të konsumueshëm.