Secondary Adv

OBSH e pranon, Covid perhapet permes ajrit

Share on Google+

OBSH pranon mundësinë që COVID-19 të përhapet në ajër në kushte të caktuara, pasi më shumë se 200 shkencëtarë i kërkuan agjencisë ta bëjë këtë.  

 

Në një letër të hapur të botuar këtë javë, dy shkencëtarë nga Australia dhe Sh.B.A shkruan se studimet kanë treguar 'përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se viruset lëshohen gjatë frymënxjerrjes, bisedës dhe kollitjes në mikropikla mjaft të vogla për të mbetur lart në ajër. 

Studiuesit, së bashku me më shumë se 200 të tjerë, kanë bërë thirrje për autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë OBSH, të miratojnë masa më të rrepta mbrojtëse. 

OBSH ka hedhur poshtë prej kohësh mundësinë që koronavirusi të përhapet në ajër përveç disa procedurave të rrezikshme mjekësore, siç janë kur pacientët vendosen për herë të parë në makinat e frymëmarrjes.

Në një ndryshim të mendimit të saj të mëparshëm, OBSH vuri në dukje të enjten se studimet që vlerësojnë shpërthimet e COVID-19 në restorante, praktikat e korit dhe klasa e fitnesit sugjeruan se virusi mund të ishte përhapur në ajër. 

Megjithatë, zyrtarët gjithashtu theksuan që mënyra të tjera të transmetimit,si sipërfaqet e kontaminuara ose kontaktet e ngushta midis njerëzve në ambiente të tilla shtëpie, gjithashtu mund të kenë shpjeguar përhapjen e sëmundjes. 

Qëndrimi i OBSH njohu gjithashtu rëndësinë e njerëzve që përhapin COVID-19 pa simptoma, një fenomen që organizata e ka minimizuar. OBSH ka thënë vazhdimisht se një transmetim i tillë është 'i rrallë' megjithë një konsensusi në rritje midis shkencëtarëve globalisht që përhapja asimptomatike ka të ngjarë të përbëjë një sasi të konsiderueshme të transmetimit.


Më të lexuarat