×
Secondary Adv

Fujitsu lancon smartphone-in qe zhbllokohet me sy

Share on Google+

 

Një tjetër hap është hedhur në rrugën e ndërthurjes së teknologjisë me njeriun në ditët e fundit. Një sistem i ri për hapjen dhe zhbllokimin e smartphone-it me identifikimit të syve është nxjerrë në treg nga kompania japoneze “Fujitsu”.

 

 

Në ditët e sotme ju mund të përdorni gjurmët e gishtave për të zhbllokuar smartphone-in, por së shpejti ju thjesht do ti ngulni sytë celularit tuaj për të hyrë në të. Fujitsu ka prezantuar një sistem identifikimi të syve me anë të një skanimi nga smartphone, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë. Teknologjia e firmës japoneze mund të përdoret gjithashtu për të hyrë në Facebook, e-mail ose shërbime të tjera të internetit.
Prototipi i parë u prezantua në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) në Barcelonë gjatë muajit mars, por tani Fujitsu i ka dhënë më shumë mundësi smartphone-it të saj prototip, i cili përfshin komponentin e skanerit.


Kompania ka në plan që prodhimin e këtij skaneri ta fillojë që këtë vit. Sipas firmës metoda e re e identifikimit Fujitsu përdor njohjen e irisit të syrit, e cila është e vështirë për t’u krijuar.  “Ekrani i smartphone-it tuaj mund të hapet thjesht duke shikuar në të, e cila eliminon problemet e përdorimit të duarve, kur ju keni veshur doreza apo ju duhet të përdorni gjurmën e gishtave.

 

 


Identifikimi Irisi është një lloj vërtetimi biometrik, i ngjashëm me skanerin për gjurmën e gishtave. Smartphone-i identifikon një person nga skanimi i irisit të tyre, e cila është unaza rreth bebes së syrit. Modeli i bebes së syrit nuk ndryshon në mënyrë të konsiderueshme pas moshës dy vjecare, dhe është e vështirë të dëmtojë sipërfaqen e saj si edhe e vështirë për tu krijuar.Për cdo prototip të saj, Fujitsu ka ndërtuar një skaner miniaturë që i përshtatet në frontin e një smartphone. Teknologjia Fujitsu njeh modelin duke ndriçuar një dritë infra të kuqe LED me sensor mbi sytë tuaj dhe merr një foto të modelit të bebes suaj me kamera.

Ky model është i regjistruar dhe i lidhur për përdoruesit dhe çdo herë që ata shikojnë në telefonin e tyre, sensori skanon sytë dhe e përshtat atë me imazhin e ruajtur më parë.Burime të kompanisë Fujitsu kanë thënë për Mail online që sensori do të punojë nga një distancë standarde shikimi për smartphone-t , e cila do të jetë deri në 9 inç (22 cm). Ndërsa sistemet tradicionale të autentifikimit punojnë deri në tre inç (10 cm).

 


Versionet e mëparshme të teknologjisë së ngjashme kanë qenë të mëdha, ose mjaft të fuqishme për t’u përdorur në telefona apo tableta. Vitin e kaluar, Samsung la të nënkuptohet që edhe ajo ishte duke punuar për teknologjinë e identifikimit nëpërmjet syve.


Më të lexuarat