Që kur pandemia e koronavirusit u shpall në mars, përfitimi i veshjes së një maske për fytyrën ka qenë një nga temat më të debatuara.
Maska e fytyrës aktualisht është e detyrueshme në transportin publik në disa vende të botës si dhe në ambjente të mbyllura. Ndërsa jeni duke veshur një maskë, ju mund të josheni ta tërheqni poshtë në mjekër për të ngrënë, pirë ose biseduar.
Sidoqoftë, ekspertët kanë zbuluar arsyen e rëndësishme pse nuk duhet ta vendosni kurrë maskën tuaj në mjekër. Studiuesit shpjeguan rëndësinë e mbajtjes në mënyrën e duhur të maskës dhe pse nuk duhet ta mbani në mjekër përmes një shembulli.
Sipas saj ndërsa e keni maskën e fytyrës mbi hundë dhe gojë, qafa juaj është e ekspozuar, domethënë çdo pikëz që përmban virus mund të zbresë në qafën tuaj. Nëse më pas e tërheqni maskën tuaj poshtë mjekrës, pjesa e brendshme e maskës do të ndotet, domethënë kur ta tërheqni atë mbi hundë dhe gojë, do të jeni të ekspozuar nga çdo bakter, mikrob dhe virus në qafë.
Ata këshillojnë që nëse keni nevojë të lëvizni maskën tuaj për të ngrënë, pirë ose biseduar, duhet ta hiqni atë plotësisht. Ekspertët shtuan se në momentin që doni të hani, pini ose bëni ndonjë aktivitet ku duhet të hiqni maskën tuaj, thjesht hiqeni atë plotësisht.Reagimi vjen fill pasi vende të ndryshmenëpër botë e kanë bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në ambjente publike.