Bota do të jetojë me koronavirusin për shumë vite që vijnë dhe madje një vaksinë nuk ka gjasa ta eliminojë atë, paralajmërojnë ekspertët.
Sipas tyre njerëzimi do të jetojë me virusin për "dekada". Gjërat nuk do të kthehen në normalitet deri për Krishtlindje siç edhe është spekuluar mjaft kohët e fundit.
Ky infeksion nuk po ikën. Tashmë është një infeksion endemik i njeriut. Madje edhe nëse kemi një vaksinë ose trajtime shumë të mira, njerëzimi do të jetojë ende me këtë virus për shumë, shumë vite, dekada që vijojnë. Ekspertët u shprehën se është e rëndësishme të ndërtojmë më tej kapacitetin e testimit, si dhe të investoni në trajtime dhe vaksina.
Prof Sir John Bell, nga Universiteti i Oksfordit, tha se ai mendonte se nuk ka gjasa që Covid-19 të eliminohet ndonjëherë pavarësisht nga lajmet pozitive të njoftuara të hënën se testet nga universiteti i tij kishin shkaktuar një përgjigje imune,një hap i rëndësishëm në zhvillimin e një vaksine.
Realiteti është se ky patogjen është këtu përgjithmonë, nuk po shkon askund. Shikoni sa e vështirë ka qenë për të eleminuar, për shembull poliomielitin, që programi i zhdukjes ka vazhduar për 15 vjet dhe ata akoma nuk e kanë arritur.
Pra, kjo do të vijë dhe shkojë, dhe ne do ta marrim sërish gjatë dimrit, kur virusi rikthehet në veprim. Vaksina nuk ka gjasa të ketë një efekt të qëndrueshëm që do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, kështu që ne do të duhet të kemi një cikël të vazhdueshëm të vaksinimeve. Kështu që ideja se ne do ta eliminojmë atë në të gjithë popullsinë, nuk është aspak realiste.